Categories: LajmePolitikë

Berisha: Mazhoranca po shkel të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me anëtarët dhe simpatizantët në Kamëz, u shpreh se ,”pas dhunimit masiv të zgjedhjeve dhe votës së lirë, mazhoranca kaloi në fazën e fundit të mohimit të të drejtave kushtetuese në parlament të deputetëve”.

Ky është asgjësimin e pluralizmit politik parlamentar në Shqipëri, tha Berisha, që sipas tij, në çdo vend, në çdo demokraci, jeta politike funksionon qeveri dhe opozitë. Por në Shqipëri qeveria nuk ka legjitimit, në Shqipëri  qeveria krijoi industrinë e krimit të blerjes së votës. Makinerinë gjigante të frikësimit të qytetarëve, të kontrollit të plotë të vullnetit të tyre.

“Është dramatike, por sot ka disa ngjashmëri me fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90. Në zgjedhjet e para të vitit 1990, zonat më të shtypura, më të varfra nuk na votuan. Sepse indoktrinomi i tyre gjer në palcë, frika nga diktatura, nga terrori që ushtronte diktatura, i bënte ata njerëz të mendonin se ne nuk duhej të votoheshim. Të gjithë e shohim se ai vjedh zgjedhjet. Ju e patë vetë se çfarë bëri me makinerinë elektronike këtu në Kamzë. E patë se çfarë bëri me autokolonën e ‘Benzave’ të blinduar me Bajrat në Shkodër”, tha Berisha.

Ndër të tjera ai theksoi se, “Ju jeni dëshmitarë se si forcës kryesore të opozitës nuk ju regjistrua emri në fletë. Ju jeni dëshmitarë se si 1.3 milion zgjedhës, ju ndryshua qendra e votimit. Me statistikë 200 mijë prej tyre u paraqitën dhe nuk votuan dot”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.