Berisha mbërrin në burgun e Fierit, viziton ish-deputetin Ervin Salianji

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vizituar në burgun e Fierit ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.
Kjo është vizita e parë e kreut demokrat në burgun ku po vuan dënimin Salianji.
Vizita e sotme vjen pak kohë pasi Berisha arriti të fitonte lirinë më 27 nëntor, pas një viti nën “arrest shtëpie”.
Ndërkohë ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u vetëdorëzua në polici më 27 shtator 2024.
Ai u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit me një vit burg për “kallëzim të rremë” për inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës, në atë që njihet si çështja “Babale”.