Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, mungon Gazment Bardhi dhe 15 deputetët e tij

9fc1d82a7c424e89ae6462049d28c183

9fc1d82a7c424e89ae6462049d28c183

Grupimi politik i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar. Berisha teksa merr pjesë në punimet e këtij Kuvendi shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe e bija, Argita Malltezi.

Kuvendi Kombëtar parashikohet të votëbesojë kryetarin e grupimit politik të drejtuar nga Sali Berisha në Partinë Demokratike. Pjesë e rendit të ditës së këtij Kuvendi janë edhe  zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike ndërsa parashikohet miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Ndërkaq, Kuvend Gazment Bardhi dhe 5 deputetët që e mbështesin atë nuk marrin pjesë në këtë Kuvend edhe pse Bardhi u rikthye në mbështetje të Berishës pas përplasjeve me Lulzim Bashën.

Ish-kryeministri Berisha vjen në këtë Kuvend Kombëtar pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit teksa garonte në koalicion me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta nën emërtimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe pas procesit të hapur që ka me drejtësinë mbi dyshimet për afera korruptive në privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.