Grupimi politik i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar. Berisha teksa merr pjesë në punimet e këtij Kuvendi shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe e bija, Argita Malltezi.
Kuvendi Kombëtar parashikohet të votëbesojë kryetarin e grupimit politik të drejtuar nga Sali Berisha në Partinë Demokratike. Pjesë e rendit të ditës së këtij Kuvendi janë edhe zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike ndërsa parashikohet miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.
Ndërkaq, Kuvend Gazment Bardhi dhe 5 deputetët që e mbështesin atë nuk marrin pjesë në këtë Kuvend edhe pse Bardhi u rikthye në mbështetje të Berishës pas përplasjeve me Lulzim Bashën.
Ish-kryeministri Berisha vjen në këtë Kuvend Kombëtar pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit teksa garonte në koalicion me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta nën emërtimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe pas procesit të hapur që ka me drejtësinë mbi dyshimet për afera korruptive në privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…
Drishti në Bashkinë e Shkodrës njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…
Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit. Pas rikontruksionit…
Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…
Zona e Zdrales po përjeton një transformim të dukshëm nga dita në ditë. Në një…
Kjo e hënë ka shënuar një moment të rëndësishëm për Orkestrën Simfonike të Shkodrës, me…
This website uses cookies.