Berisha mbron Spahinë, “sulmon” Becin – Kreu i PD: Ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë vizites në Shkodër, komentoi edhe paraqitjen e ish-kryebashkiakut demokrat Bardh Spahia në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe akuzoi kryebashkiakun, Benet Beci.
Berisha u shpreh se Spahia shkon në SPAK duke zbatuar ligjin dhe mbrojtur kodin e një zyrtari, i cili nuk mund të pranojë delinkuentë në administratë.
Gjithashtu, Berisha përsëriti se PD është kundër “politikës së pengjeve” dhe premtoi zbardhjen e fakteve për qeverisjen në Shkodër, duke sulmuar kryetarin e bashkisë Benet Beci, për të cilin tha se ekziston një dosje e rëndë që e mban peng Edi Rama.