Lajme

Berisha: Më 11 maj, PD do firmosë rotacionin e pushtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se më 11 maj të vitit të ardhshëm kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Partia Demokratike së bashku me partitë opozitare do të bëjnë rotacionin e pushtetit.

Sipas Berishës, vetëm falë mosbindjes civile është arritur të mbrohet vota e shqiptarëve me tre rezoluta ndërkombëtare “që kanë dënuar narkoqeverinë e Tiranës, veçanërisht rezoluta e fundit e IDU, organizatë që kryesohet nga Partia Republikane që vjen në pushtet në SHBA më 20 janar të vitit që vjen.

Vetëm falë mosbindjes civile ne e rikthyem flamurin e PD. Vetëm falë mosbindjes civile është arritur të mbrojmë votën e shqiptarëve me tre rezoluta ndërkombëtare që kanë dënuar narkoqeverinë e Tiranës, veçanërisht rezoluta e fundit e IDU, organizatë që kryesohet nga Partia Republikane që vjen në pushtet në SHBA më 20 janar të vitit që vjen.

Në këtë listë të sukseseve, së shpejti do realizojmë qeverinë teknike si një sukses i radhës i opozitës shqiptare dhe si një dëshmi e radhës për papagajtë e qeverisë dhe opozitarët e opozitarëve, se ato që duken të pamundura për ta, PD i bën plotësisht të mundshme”, u shpreh Berisha në një konferencë për mediat.  

Berisha shtoi se “duhet të siguroj shqiptarët se PD në këtë përpjekje, me 11 maj do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës në Shqipëri. Dua të falënderoj edhe njëherë ata dhjetëra mijëra qytetarë që morën pjesë në mosbindjen civile më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe në kushtet më të veçanta.”

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kuvendi voton Këshillin Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar

Në seancën plenare të së hënës (17 mars), Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me vota…

8 minutes ago

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

3 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

3 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

3 days ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

3 days ago

This website uses cookies.