Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u takua me pensionistët, duke i kritikuar ashpër masat e qeverisë së Edi Ramës për trajtimin e kësaj shtrese gjatë 12 viteve të fundit. Berisha theksoi se pensionistët janë përballur me vështirësi të mëdha ekonomike, për shkak të rritjes më të ulët të pensioneve në krahasim me rritjen e çmimeve, duke i konsideruar ata si shtresën më të injoruar të shoqërisë.
“Shpreh nderimin tim më të madh dhe përuljen time për të gjithë kontributin që ju keni dhënë në këtë vend për familjet tuaja, për veten tuaj, për shoqërinë, për Shqipërinë. Sot, mbi 780 mijë pensionistë përballen, përveçse një pjesë e tyre që kanë pensione maksimale, të tjerët përballen me vështirësi serioze për ushqimin e muajit, e ditës, për ilaçet që rëndom duhen në këtë moshë dhe për kujdeset e tjera të nevojshme. Njeriu duhet të jetojë në dinjitet, por njeriun që e dënon me varfëri, ti ia dhunon edhe dinjitetin. Ju në 12 vite jeni dëshmitarë, e keni provuar me jetesën tuaj të përditshme se pensionet tuaja janë rritur shumë më pak se sa çmimet. Ju sot jeni shtresa më e injoruar dhe në mënyrën më të pamerituar”, tha Berisha.
Kreu i PD-së njoftoi një program të ri për pensionistët në rast të ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet. Ai premtoi se, brenda tre muajsh, çdo pensionist do të marrë një minimum prej 200 eurosh, ndërsa pensionet që kalojnë këtë shumë do të rriten me 20%.
“Por sot në shoqërinë tonë, problemet më të dhimbshme janë problemet e pensionistëve. Ndaj dhe ne kemi vendosur që të këpusim nyjën gordiane. Kemi vendosur nga buxheti i shtetit të marrim fondin dhe të vendosim për çdo shqiptar të rritur minimumin jetik 200 euro. Të gjithë pensionistët dhe nuk janë pak, por janë dy të tretat e tyre, të cilët marrin nën 200 euro, tre muaj pas ardhjes në pushtet të PD, me buxhetin e parë, ata do marrin 200 euro. Pensionet e tjera mbi 200 euro, do rriten me 20 përqind. Qëllimi ynë është të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet”, tha Berisha.
SHBA-ja e jugut është prekur nga stuhitë të forta dhe tornadot, duke lënë të paktën…
Kryeministri Edi Rama ka marr pjesë në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ Ekonomik…
Shqipëria mbush 16 vite si anëtare e familjes së madhe euroatlantike. Ministri i Mbrojtjes Pirro…
Zalgiris ka mundur Partizanin e Beogradit 70-66 duke i shkaktuar eliminimin nga faza më tej…
Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s mblodhi sot në Beograd Presidentët dhe Sekretarët e…
Rritja e cilësisë së punës dhe jetës nëpërmjet dialogut social dhe efektiv në Ballkanin Perëndimor,…
This website uses cookies.