Berisha mesazhe për Ramën /Kreu i Rithemelimit vijoi në Shkodër turin “Opozita në aksion”

berisha mesazhe per ramen
Nga Shkodra, aty ku ishte për një bashkëbisedim me anëtarët dhe simpatizantët të PD- së së Rithemelimit, kreu i saj Sali Berisha vijoi turin “Opozita në aksion”. Në kinema “Millennium” pjesëmarrësit shprehën mendimet e tyre rreth aksionit opozitar kundrejt qeverisë.
Pas përfundimit të takimit, në prononcimin e tij për mediat, Sali Berisha foli për një revoltë të gjerë qytetare si një nga masat që opozita do të ndërmarrë kundër qeverisë Rama.
“Kam mbrojtur kushtetutën dhe interesat e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Berisha kur u pyet në lidhje me kërkesën e SPAK për autorizimin e marrjes së masës ndaj tij.
Kryetari i PD- së së Rithemelimit tha se demokratët do ta vazhdojnë betejën deri në fund për largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.