Categories: LajmePolitikë

Berisha: Në 10 vite, Rama ia doli të zhbëjë një nga një, arritjet e 8 dhjetorit

Kryetari i ‘Rithemelimit’ në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një aktivitet me rastin e 8 dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, se kjo datë pas pavarësisë së Shqipërisë, pati rolin më përcaktues për kombin shqiptar.

Sipas tij, në histori nuk ka një datë të dytë tjetër, e cila solli për shqiptarët, një epokë që ata nuk e kishin përjetuar kurrëmë parë.

“Komb i sundimeve qindravjeçare perandorake, të dominuara nga perandoritë, i mbretërive, i diktaturave staliniste. Më datën 8 dhjetor, studentët nisën lëvizjen e tyre, lëvizje që do ndante epokat për shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Pasi dha disa detaje nga lëvizja studentore, Berisha theksoi se guximi është arma mbinjerëzore, është arma tokësore dhe mbitokësore e njeriut.

Sipas tij, ata studentë nuk kishin asnjë armë tjetër përveç guximit të tyre.

“Ata në fakt ishin në vetmi, nuk kishin askënd përveç njëri-tjetrit. Ata ishin të braktisur në atë rrugë, por nuk u mposhtën”, tha ai.

“Sot, duhet të jemi realistë. Dhjetori kishte fillimin, ngjitjen, por përjetoi edhe rënien e tij. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne sot, mblidhemi këtu për ta nderuar atë me libra. Asnjë datë tjetër, asnjë ditë tjetër, asnjë lëvizje tjetër në historinë e kombit nuk i dha atij më shumë mbarësi sa dhjetori”, vijoi Berisha.

Sipas Berishës, Rilindja e Edi Ramës, nëse nuk u kuptua atëherë, ishte zhbërja, ishte hakmarrja ndaj demokracisë. Berisha tha se në 10 vite, ai ia doli të zhbëjë një nga një, arritjet e 8 dhjetorit. 

“8 dhjetori e ka mesazhin, thirrje për rininë. Dhe PD do mund ta fitojë këtë betejë dhe do e fitojë, me një kusht të vetëm, angazhimin, mobilizimin e të rinjve shqiptarë, e atyre që kanë mbetur këtu, që i kanë rezistuar gjenocidit të Edi Ramës”, tha Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tragjedi në botën e motorëve, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…

9 hours ago

Friedrich Merz e fiton raundin e dytë, zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…

9 hours ago

“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…

9 hours ago

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

13 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

13 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

13 hours ago