Berisha ne arrest shtepie
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij. Ankimi është dorëzuar sot (3 janar), brenda afatit pesë ditorë.
Berisha është nën hetim për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, ndërsa më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke miratuar kërkesën e SPAK. Që pas këtij vendimi Berisha është vendosur nën mbikëqyrje policore.
Ditën e djeshme (2 janar), Berisha u shfaq për herë të parë publikisht pas marrjes së masës “arrest shtëpie”, duke përshëndetur demokratët nga dritarja e banesës së tij. Mbështetës të Berishës u mblodhën poshtë shtëpisë së tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.
Të mërkurën në mbrëmje do të luhet në “San Siro” akti i dytë i përballjes…
Mykolas Alekna ka vendosur rekord të ri botëror në hedhjen e diskut në mitingun e…
UEFA ka vendosur do të jetë Slavko Vinçiç arbitri i takimit mes Interit dhe Bajernit…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e përshkroi sulmin me raketa ruse …
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka dënuar ashpër sulmin me raketa balistike ruse në qytetin…
Raketat ruse goditën qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, në sulmin më vdekjeprurës këtë vit, duke vrarë…
This website uses cookies.