Berisha në arrest shtëpie, avokatët kërkojnë që të lejohet në seancat plenare

Berisha ne arrest shtepie 1

Berisha ne arrest shtepie 1

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar t’i njihen kredencialet e deputetit, për t’u kthyer sërish në Parlament pas masës së arrestit shtëpiak që po rëndon ndaj tij prej më shumë se dy javësh.

Avokatët e kryedemokratit të Rithemelimit iu drejtuan të hënën prokurorëve të SPAK-ut me kërkesën që z. Berisha të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.

Kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës,” argumentojnë avokatët e ish-kryeministrit.

Kërkesa për lejimin ose moslejimin e pjesëmarrjes pritet të shqyrtohet nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai, të cilët më parë kanë kërkuar kufizimin e z. Berisha brenda shtëpisë së tij.

Kreu i demokratëve të ndarë nga PD-ja zyrtare prej ditësh po shfrytëzon banesën e tij për t’u bërë thirrje mbështetësve që ta ringrenë opozitën dhe t’i rezistojnë pushtetit qeveritar.

Z. Berisha ndodhet në arrest shtëpiak nga data 31 dhjetor. Masa u kërkua pas dyshimeve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion se ish-kryeministri mund të ketë kryer veprën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.