Categories: LajmePolitikë

Berisha në “arrest shtëpie”, Basha: Ka zgjedhur rrugën e tij. Qëndrimi i PD është që drejtësia të bëjë punën e saj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës për lënien e ish-kryeministrit Sali Berisha në “arrest shtëpie”. Në një konferencë për shtyp, dalja e parë e tij pas disa muajsh, Basha tha se Berisha ka bërë zgjedhjet e tij, për të cilat tha se ishin të gabuara. Sipas Bashës, qëndrimi i PD-së është që drejtësia të bëjë punën e saj e pandikuar.

Qëndrimi i Partisë Demokratike është që drejtësia të bëjë punën e saj pa u ndikuar. Zoti Berisha ka zgjedhur rrugën e tij, ka patur arsyen e tij të bëjë këtë zgjedhje, për mua ka qenë e gabuar për të, familjen e tij dhe demokratët, unë ja kam thënë. Një burrë shteti që ka qenë president e kryeministër nuk mund të bjerë pre e emocioneve dhe të marrë vendime të tilla që sjellin përçarje, por fajin më të madh e kanë ata që i shkuan nga pas sikur i dhimbte barku për Berishën, por ne e dikë që ata shkuan atje për veten e tyre.

Sa kam punuar me Sali Berishën unë, s’kanë punuar këta, sa jam kujdesur 10 vite për të ruajtur imazhin e tij kur këta e përqeshnin, por duhej të zgjidhja ndaj mirënjohjes, i vetmi peng ndaj tij, dhe nevojës për të lëvizur përpara për të shpëtuar shtëpinë e PD. Nëse nuk do kisha vepruar, sot nuk do kishte PD zyrtare, do ishte çdo gjë e tretur siç është sot Rithemelimi prej gabimeve të tmerrshme”, tha Basha.

Lidhur me marrëdhënien me faktorin ndërkombëtar, Basha tha se ka kontakte në nivelet më të larta në SHBA dhe BE.

PD ka një gamë të plotë kontaktesh me të gjithë aleatët tanë, SHBA, BE dhe Britani e Madhe, në nivelet më të larta politike. Kontakte e mia si kryetar i PD janë në nivelet më të larta në Shtëpinë e Bardhë dhe në BE”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

8 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

8 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

8 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

8 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

8 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

8 hours ago

This website uses cookies.