Berisha : Ne jemi të vendosur të mbrojmë Kushtetutën me çdo sakrificë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë për situatën e krijuar sot në nisjen e seancës plenare ku pati përplasje mes deputetit të opozitës dhe mazhorancës.
Duke e quajtur si një provokim nga deputeti i mazhorancës Vullnet Sinaj, Berisha u shpreh se “kjo skenë që shihni ju sot, përbën një provokacion të ulët, banditesk ndaj opozitës e krijon fakti sepse këta bajlozë krimi në qeveri, këta hajdutë që kanë humbur çdo normë etike, morale, ligjore na përjashtojnë ne deputetëve të opozitës nga të drejtat kushtetuese të deputetit”.
Kushtetuta dhe ligjet e parlamentit zëvendësohen me urdhër të Edi Ramës, u shpreh Berisha, ndaj tha ai, “ne jemi të vendosur të mbrojmë Kushtetutën me çdo sakrificë sepse kjo mazhorancë është një bandë e turpshme pa moral dhe ligj.
“Opozita do mbrojë me gjithë forcën e saj sublime të gjitha të drejtat e saj kushtetuese. Kjo është beteja jonë për mbrojtur kushtetutën. Një nga të drejtat më themelore kushtetuese të deputetit në parlament është e drejta e tij së bashku me 35 deputetë të tjerë të ngrejë komision hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha që ai konsideron. Kjo e drejtë e sanksionuar nga kushtetuta nuk mund ti mohohet askujt. Mbledhja e firmave për një komision hetimor parlamentar, është automatike ngritje e komisionit. Por kjo nuk ndodh, sepse Edi Rama i ngërthyer nga aferat e tmerrshme vjedhje dhe korrupsioni, në drogë. Këta që besojnë se mund të shkelmojnë kushtetutën, këta janë banditë, këta janë një bandë e turpshme që nuk kanë asnjë moral dhe ligj”, u shpreh Berisha.