Berisha në Lezhë, kërkon “Beslidhje” kundër Ramës: Fitorja është në duart tuaja

Berisha në Lezhë

Nga Lezha, ku demokratët festuan 34- vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje lezhjanëve të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u bashkuar në zgjedhjet e majit. “Të rrëzojnë pushtetin e Edi Ramës”, tha ai dhe për këtë u kërkoi lezhjanëve një besëlidhje të dytë.

Berisha u kujtoi lezhjanëve sulmet që, sipas tij, i janë bërë Partisë Demokratike në vitet e fundit dhe përgjigjen kundërshtarët tha ai do ta marrin më 11 maj.

“Pak muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Ju garantoj se sot, fitorja është tërësisht në duart tuaja, në mundin dhe djersën tuaj. Por kjo fitore kërkon para së gjithash, se siç u bashkuat me njëri-tjetrin, të bashkohemi tani në një front të gjerë me shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Të bashkohemi me të gjithë shqiptarët që besojnë se zbrazja e Shqipërisë në këto 10 vite, është drama më e madhe në historinë e kombit shqiptar.

Berisha nuk harron të heqë paralele të rastit të tij me atë të Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ju tha lezhjanëve që pavarësisht se i kishte të gjithë kundër, arriti të bëhej president.

Miqtë e mi. Ju i keni ndjekur zgjedhjet në SHBA. Edhe unë i kam ndjekur sigurisht. Çfarë keni parë aty? Keni parë e gjithë elita amerikane, i gjithë Hollivudi, mediat etj., me radhë në mbështetje të kandidatit kundërshtarë të Donald Trump. Të gjithë humbën, pse humbën? Humbën se ishin të shkëputur nga qytetarët amerikanë”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.