Berisha: Ne marrim përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve

Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale shpalosi disa nga pikët e programit për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha theksoi se, askush të mos mendojë se ora e ndërtimit, ora e zhvillimit do ndalojë.

Përgjigja ndaj pensioneve, minimumi jetik, rroga minimale, pagesa e papunësisë, ndihma ekonomike, marrin përgjigje 3 muajt e parë. Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, rikthimi i pronës, natyrisht një arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor do jenë përparësitë absolute tonat. Jo, absolutisht. Përkundrazi. U rikujtoj këtu se ne kemi pasur gjysmën e këtij buxheti që është sot, se ne ua linim bizneseve, kishim taksa të ulëta.”

Në këtë kontekst, Berisha theksoi se, garantoj shqiptarët se kjo është një përparësi absolute e jona dhe po me institucionet më të mira ndërkombëtare do i japim përgjigjen më të mirë.

Situata është emergjente, do marrë përgjigje emergjente. Ne po punojmë me ekspertët më të mëdhenj në Europë, po përgatitemi që pas ardhjes në pushtet, pa humbur kohë, të kalohet në veprim. Për sa i përket të përndjekurve, pres me kënaqësi takimin javën e ardhshme me të përndjekurit politikë me të cilët do finalizohet programi. Dhe i garantoj se qeveria, dëmshpërblimin dhe kompensimin e tyre do e ketë një përparësi madhore të programuar dhe brenda këtij mandati do shlyhet çdo detyrim që shoqëria shqiptare ka ndaj tyre”.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sërish tubimin e mbështetësve të Erion Veliajt para GJKKO dhe SPAK, kur po zhvillohej seanca e fundit për kryebashkiakun.

Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e krahasoi situatën me skenat e viteve ’80 në Kolumbi.

Së fundmi ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite. Një skenë që e kemi parë vetëm në Kolumbi në vitet ’80, kur gjykata u sulmua në një grusht të mirëfilltë shteti. Policia bashkiake dhe policitë civile rrethuan gjykatën dhe makinat e gjykatësve. U rikthyen skenat e viteve të Eskobarit, kur u vranë gjykatës dhe prokurorë, e shumë prej tyre u zhdukën pa nam e nishan”, u shpreh Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.