Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale shpalosi disa nga pikët e programit për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha theksoi se, askush të mos mendojë se ora e ndërtimit, ora e zhvillimit do ndalojë.
“Përgjigja ndaj pensioneve, minimumi jetik, rroga minimale, pagesa e papunësisë, ndihma ekonomike, marrin përgjigje 3 muajt e parë. Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, rikthimi i pronës, natyrisht një arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor do jenë përparësitë absolute tonat. Jo, absolutisht. Përkundrazi. U rikujtoj këtu se ne kemi pasur gjysmën e këtij buxheti që është sot, se ne ua linim bizneseve, kishim taksa të ulëta.”
Në këtë kontekst, Berisha theksoi se, garantoj shqiptarët se kjo është një përparësi absolute e jona dhe po me institucionet më të mira ndërkombëtare do i japim përgjigjen më të mirë.
“Situata është emergjente, do marrë përgjigje emergjente. Ne po punojmë me ekspertët më të mëdhenj në Europë, po përgatitemi që pas ardhjes në pushtet, pa humbur kohë, të kalohet në veprim. Për sa i përket të përndjekurve, pres me kënaqësi takimin javën e ardhshme me të përndjekurit politikë me të cilët do finalizohet programi. Dhe i garantoj se qeveria, dëmshpërblimin dhe kompensimin e tyre do e ketë një përparësi madhore të programuar dhe brenda këtij mandati do shlyhet çdo detyrim që shoqëria shqiptare ka ndaj tyre”.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sërish tubimin e mbështetësve të Erion Veliajt para GJKKO dhe SPAK, kur po zhvillohej seanca e fundit për kryebashkiakun.
Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e krahasoi situatën me skenat e viteve ’80 në Kolumbi.
“Së fundmi ndodhi ajo që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite. Një skenë që e kemi parë vetëm në Kolumbi në vitet ’80, kur gjykata u sulmua në një grusht të mirëfilltë shteti. Policia bashkiake dhe policitë civile rrethuan gjykatën dhe makinat e gjykatësve. U rikthyen skenat e viteve të Eskobarit, kur u vranë gjykatës dhe prokurorë, e shumë prej tyre u zhdukën pa nam e nishan”, u shpreh Berisha.
Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut Federata Italiane e Futbollit lajmëroi se të gjitha…
Nga zona e Urës Dervishbeg, nga ku është lindur dhe rritur, kandidati i PS për…
Shqipëria ishte vendi i parë që Papa Françesku vizitoi në Europë pasi mori detyrën. Ati…
Komunitetet fetare në vend kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke vlerësuar…
Politika shqiptare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, duke shpërndarë mesazhe përmes…
Deputetja dhe kandidatja e PS në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, ka vijuar takimet me…
This website uses cookies.