Categories: LajmePolitikë

Berisha në SPAK, Meta: Është e diktuar nga Edi Rama. Të na hetojnë edhe ne

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se hetimi i ndërmarrë nga SPAK dhe vendimi i Gjykatës së Posaçme ndaj ish-kryeministrit Berisha, është i diktuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Duke folur në një konferencë për mediat pas disa ditësh heshtje të komunikimit publik, Meta theksoi se akuzat e ngritura ndaj Berishës janë të prodhuara në selinë e Partisë Socialiste dhe nga vetë kryeministri Rama.

Ai e konsideroi rrëshqitje dhe dalje mbi Kushtetutën, qëndrimin e SPAK-ut ndaj Berishës.

Sa i takon qëndrimeve ndaj z. Berisha nga ana e SPAK-ut dua të shpreh keqardhjen për këtë rrëshqitje e cila nuk është e papritur të së ashqutuajturës së drejtësisë, e cila anashkalon Parlamentin dhe del mbi Kushtetutën.

Është një aktakuzë që është bërë në Kongresin e PS-së, është një aktakuzë e diktuar prej tij i cili për çështjen e ish-klubit Partizani është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për të bërë ndërrimin e destinacionit nga një mjedis sportiv në hapësirë banimi”, u shpreh Meta.  

Kreu i Partisë së Lirisë nënvizoi se pavarësisht se Edi Rama ka firmosur për tjetërsimin e ish-klubit Partizani në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, emri i tij nuk del në dosjen e SPAK-ut.

“Por emri i tij nuk del atje, nuk del as te incineratorët sepse ai ka garantuar përmes kapjes së drejtësisë, paprekshmërinë e tij dhe përpiqet që të përdorë prokurorë të caktuar dhe gjykatës të caktuar në mënyrë që të godasë opozitën e vërtetë dhe të shfokusojë opinionin publik nga qindra milionë euro nga aferat që ai bën çdo ditë”, tha Meta.

Ilir Meta iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi thirrjet në SPAK të eksponentëve politikë të Partisë së Lirisë. Meta tha se forca politike që ai drejton është e hapur për hetime dhe respektimin e ligjit.

“E dyta, për personat që mund të jenë thirrur nga SPAK-u nga Partia e Lirisë, ne kemi qenë dhe do të jemi të hapur për çdo hetim. Kemi, jemi dhe do të jemi gjithmonë në respektim të Kushtetutës dhe të ligjit.

Ne habitemi se si shumë çështje që deputetë, funksionarë, apo zyrtarë të opozitës kanë depozituar në SPAK, që dëshmojnë korrupsion të faktuar, nuk preken pavarësisht se për to kanë firmosur emra të njohur publikë. Pse? Sepse nuk duan t’i prishin rehatinë kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë”, shtoi Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

7 minutes ago

Turizmi, Rama në Davos: Sfidë mbetet balancimi i rritjes së investimeve dhe ruajtjes së natyrës

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në sesionin "Mënyra se si do të udhëtojmë" në…

9 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton vendimin për ndarjen e mandateve në 12 qarqe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të mërkurën (22 janar) shpërndarjen e mandateve për parlamentaret e…

11 minutes ago

Të rinjtë dhe turizmi – Studentët përballë gazetares Flora Xhemani

Gazetarja Flora Xhemani Baba, ish studente e universitetit të Shkodrës u rikthye në auditore, këtë…

23 minutes ago

Beci dhe Sytari diskutojnë projektet publike – Myftiu i Shkodrës dhe kryebashkiaku dakordësi për një shtëpi muze të familjes Myftia

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka vizituar sot Myftinë e Shkodrës, ku është takuar…

26 minutes ago

Rikthehen reshjet e borës – Akset e kalueshme, OSHEE në terren

Në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës.  Në akset Lepushë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës…

27 minutes ago

This website uses cookies.