Lajme

Berisha në SPAK: Prokurorët e ndershëm të denoncojnë Dumanin

Kreu demokrat Sali Berisha u paraqit në SPAK në zbatim të vendimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Pas lënies së ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Berisha ka hedhur një sërë akuzash kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumani dhe ish-ministrit të Brendshëm, njëherësh Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në lidhje me dosjen e Toyota Yaris, duke publikuar edhe pjesë të kësaj dosje.

Berisha deklaroi para mediave se Altin Dumani është i birësuar nga Ymer Lala (të cilin e cilëson si kriminel) me të paktën 1 milionë euro.

Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje.”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit bëri publike fakte biseda të cilat pretendon se janë zhvilluar mes Erjona Daupajt, Radovan Çelës, Astrit Vlasit mbi implikimin e Ballës në dosjen e Toyota Yaris, ku 3.4 milionë euro u zbuluan dy automjete në portin e Durrësit.

Në mbyllje të deklaratës së tij, Berisha u bëri një thirrje prokurorëve të SPAK të cilët i cilësoi të ndershëm, që të denoncojnë veprimtaritë kriminale, sikurse tha ai, të kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanit, ish-kreut të kësaj strukture Arben Krajës dhe prokurores Enkeleida Minollait.

Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut.

E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta.

Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda”, u shpreh Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

6 minutes ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

10 minutes ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

14 minutes ago

Kolektori në qendër të Shkodrës – Punohet me ritme të shtuara, synohet përfundimi i investimit sa më parë

Ndërhyrja e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës - Kanalizime në kolektorin në qendër të qytetit të…

21 minutes ago

“Globalizmi po sfidon gjuhën shqipe” / Mesazhe të rëndësishme në aktivitetin për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Çdo vit, më 21 shkurt festohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare.  Ajo u shpall e…

26 minutes ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

30 minutes ago

This website uses cookies.