Berisha në SPAK: Prokuroria politike merr fund më 11 maj

Berisha në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me hetimet në proces.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha akuzoi qeverinë Rama për ndikim politik në sistemin e drejtësisë.

Berisha ka përdorur terma të forta për të kritikuar atë që e cilësoi si “prokurori politike” që sipas tij është e kontrolluar nga Rama dhe Soros, duke theksuar se do i japë fund kësaj historie me fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha theksoi se beteja e opozitës për votën e lirë është më e rëndësishmja.

Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.

Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.

Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Tani vazhdon. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha.

Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra”, deklaroi Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.