Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me hetimet në proces.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha akuzoi qeverinë Rama për ndikim politik në sistemin e drejtësisë.
Berisha ka përdorur terma të forta për të kritikuar atë që e cilësoi si “prokurori politike” që sipas tij është e kontrolluar nga Rama dhe Soros, duke theksuar se do i japë fund kësaj historie me fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha theksoi se beteja e opozitës për votën e lirë është më e rëndësishmja.
“Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.
Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.
Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Tani vazhdon. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha.
Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra”, deklaroi Berisha.
Muaji i Ramazanit, përveç agjërimit, përkushtimit ndaj Zotit, është edhe një periudhë mesazhesh të vlefshme.…
Ndërsa kanë mbetur edhe dy ditë afat për regjistrimin e diasporës në Platformën Elektronike të…
Disa nga këngët më të paharrueshme dhe të dashura të muzikës kanë lindur nga bashkëpunimi…
Më 3 Mars, shënohet Dita Botërore e Kafshëve të Egra, një ngjarje që ka për…
Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna synohet të jenë pjesë listës së trashëgimisë natyrore botërore…
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi rëndësinë e turizmit dhe investimeve që janë…
This website uses cookies.