Berisha: Në zgjedhjet e fundit opozita e Bashës u financua me miliona

Kreu demokrat Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023, akuzoi qeverinë se nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt milionave të grupimit opozitar të Lulzim Bashës.

Zoti Berisha tha se zgjedhjet e fundit vendore zhvilloheshin në kushtet e pabarazisë më absolute, në kushtet kur Edi Rama me gjykatësit e tij i kishte marrë logon partisë më të madhe opozitare.

“Nuk lejoi financimin me asnjë qindarkë të 61 kandidatëve të opozitës kundrejt miliona e miliona të kandidatëve të partisë së krimit dhe 12 kandidatëve të Basho-opozitës” tha zoti Berisha para përkrahësve të tij.

“Kujtoni pak zgjedhjet në të cilat vrasësit serialë Bajrëve, Ndokëve, Rrajave, Avdylëve, Bamëve etj, etj kërcënonin me hanxharët e tyre votuesit dhe demokratët.

Kujtoni pak patronazhistët, aktivistët, policinë politike terroriste elektorale të Edi Ramës.

Kujtoni pak rrethimin e qendrave të votimit prej tyre dhe transferimin e qendrave të 1.2 milionë zgjedhësve për t’i lënë pa votuar.

Të gjitha këto, së bashku me 683 mijë zarfa të pensionistëve dhe qindra milionë euro të shpërndara” tha kreu i PD.

“A e shihni pra se cila është koha në të cilën fajtori shpallet fitimtar, kurse viktima shpallet fajtor?

A e shihni pra se çfarë efekti toksik ka propaganda e drejtuar nga qeveria?

Por të gjitha këto nuk mund të jenë kurrë dekurajim për ne. Të gjitha këto duhet të jenë vetëm nxitje dhe frymëzim për guxim dhe betejë”, tha zoti Berisha, ndërsa PD dhe opozita po bëhen gati për zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Himarës më 4 gusht.

Por zoti Berisha  në fjalën e tij para simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës së tij, ndër të tjera është shprehur se është më i vendosur se kurrë të çojë vendin drejt qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira. 

“Shqipëria vend demokratik, vend i lirë, e sigurt në rrugën evropiane, është dhe mbetet motivi ynë” theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Data e zgjedhjeve parlamentare, Begaj pret sot përfaqësues të PD dhe PS

 Presidenti i Bajram Begaj, në vijim të konsultimeve për të përcaktuar datën e zgjedhjeve parlamentare…

1 minute ago

Media spanjolle “El Periódico”: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Disa turistë tashmë e kanë eksploruar dhe shijuar Shqipërinë gjatë verës, por ajo që shumë…

4 minutes ago

Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion…

7 minutes ago

“Një ditë kuqezi në Londër”, Rama ndan fotot nga takimi me shqiptarët në Angli

Një ditë pas takimit me shqiptarët në Londër, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në…

8 minutes ago

Shikimi i njeriut me katërputroshin e lidh atë me emocionet e tij

Marrëdhënia mes qenit dhe pronarit është gjithmonë e veçantë. Kaq e veçantë, saqë kur të…

27 minutes ago

Nga Finlanda në Itali, historia e trishtë e një … gushkuqi!

Një histori e trishtë e një zogu shtegtar (gushkuq) ka ngjallur emocione tek shumë njerëz.…

30 minutes ago

This website uses cookies.