Berisha nën akuzë, Ivi Kaso në “Ekspres”: Goditja e tij, sulm ndaj vetë opozitës

Protestat shihen nga demokratët e Rithemelimit si një mjet që ajo mund ta përdorë për të intensifikuar aksionin opozitar, tani që edhe kryetari Sali Berisha është nën akuzë nga SPAK-u.

Ivi Kaso, anëtari i kryesisë së PD-së, deklaroi të mërkurën për “Ekspres” në RTSH 1 se ish-kryeministri po sulmohet pa të drejtë.

Goditja e z. Berisha jo vetëm si simbol i opozitës, por edhe si lider, është sulm ndaj vetë opozitës. Kur sulmi motivohet për qëllime politike, por mbi të gjitha materializohet me cenime të hapura dhe flagrante të kushtetutës, kërkon një përgjigje shumëdimensionale nga opozita. Qëndrimin politik duhet ta konsolidojë gjithë opozita dhe për këtë mbajtëm mbledhje sot. U fol për çështjen e protestave, do të vazhdohet me mbledhjen e organeve të tjera drejtuese të opozitës, do të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe do të kemi takime me të gjithë aleatët. Përgjigjja do të jetë adekuate ndaj sulmit të paprecedentë me të cilin përballet opozita,” tha z. Kaso.

Ish-kryeministri Berisha e ka refuzuar akuzën për korrupsion të ngritur nga organi i ngritur posaçërisht për hetimin e këtij krimi. 

Nuk bëhet fjalë për procedurë apo cicmice proceduriale, por bëhet fjalë për një standard të paprecedentë kur organet e reja të drejtësisë, që janë aktivizuar sipas një interesi konkret të mazhorancës, vendosin të mbyllin sytë dhe të shkelin kushtetutën. Është imuniteti i famshëm që është gardiani i fundit i parimit më të rëndësishëm të shtetit të së drejtës: kontrollit dhe balancës së pushteteve. Kjo e garanton pushtetin legjislativ që të punojë i lirë tej ndikimeve të pushtetit gjyqësor. Nëse e konsiderojmë shkeljen flagrante të Kushtetutës si çështje proceduriale, jemi ne që me duart tona po hedhim ditë për ditë nga një tullë murit shumë të mundimshëm të demokracisë që jemi përpjekur, por s’kemi arritur ta ngremë në këto 30 vite tranzicion të dhimbshëm.

Akuzat ndaj z. Berisha datojnë nga viti 2020, përmes një padie të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Bashkë me të akuzohen edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, si përfitues të pronave të kompleksit të ish-klubit “Partizani”.

Sipas z. Kaso, vetëm denoncimi nga ministri Balla tregon se SPAK është aktivizuar me urdhër të mazhorancës.

Hetimi për këtë çështje është regjistruar në nëntor 2020 dhe pas tre vjetësh nuk është mundur të sigurohet ende një provë e vetme kundër z. Berisha, ndërkohë që u pa e udhës që të merret masë ndaj tij në kohën kur opozita njoftoi radikalizim të sjelljes në parlament mbas ngushtimit të hapësirave që çdo parlamentar duhet t’i gëzonte,” u shpreh z. Kaso.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

10 hours ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

10 hours ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

10 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

10 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

10 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

10 hours ago