Berisha: Një procesi politik do i përgjigjem me një gjyq politik ndaj Edi Ramës

berisha 311

berisha 311

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij gjatë konferencës së përjavshme për mediat, ka deklaruar se SPAK, nën urdhrat e PS-së shkoi në Parlament, në seancën e djeshme plenare, me qëllim, sajimin e veprave kriminale.

“Zhvillimet dramatike të djeshme në parlament dhe pas parlamentit, janë dëshmi e pakontestueshme e narkodiktaturës së vendosur në Shqipëri.

Janë fytyra e vërtetë e regjimit. Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama, kanë nisur betejën e tyre parlamentare për rivendosjen e të drejtave të tyre. Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën, deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë. Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit, në kundërshtim absolut me ligjet, njerëz të armatosur.

Edi Rama, në kundërshtim flagrant me ligjin, kishte futur në parlament policinë, ndërkohë që siguria në parlament, qytetarët shqiptarë paguajnë me dhjetëra rroga punonjës të sigurisë së parlamentit, që është repart i gardës së vendit. Skenat e qëndrimeve ndaj parlamentit ishin të gjithë të dirigjuara. Por po kaq e rëndë dhe kaq e shëmtuar ishte vrapimi pas ngjarjes në parlament, i SKAP-it të partisë, i cili ka shkelur çdo ligj dhe çdo rregull.

SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit me shoqëruesit e tij, për të identifikuar, për të sajuar, trilluar vepra kriminale.

Formuluan akuza kriminale për të dërguar në Gjykatën e Lartë. Por kur ne i dërguam në Gjykatën e Lartë, goditjen që i bënë Gent Strazimirit, Pjerin Ndreu me banditin tjetër, gjykata u përgjigj se kjo zgjidhet me masat që ka marrë parlamenti.

Por këtë herë kanë Sadushin omnipotent aty dhe ia dërgojnë atij, si siguri të madhe për të marrë ndonjë masë”, tha Berisha.

Ky i fundit  akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka ndërmarrë akte kundër tij,  pikërisht kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën.

“Edi Rama ndërmori aktet kundër Sali Berishës, pikërisht kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën, e kuptoi se PD sot në këmbë është e vendosur të përmbysë regjimin e tij. Edi Rama ka ecur i sigurt, se ka pasur në kontroll opozitën shqiptare. Ai e pa gjatë muajit të fundit se ky kontroll dhe pasojat e përçarjes së tij morën fund. Dhe ky është shkaku i tronditjes së tij gjer në palcë. Ai e di se këtë opozitë nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë pa realizimin e qëllimeve të saj, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve”, tha Berisha.

Sa i përket vendimit të gjykatës për masën detyrim paraqitje dhe ndalim të largimit jashtë vendit, Berisha e konsideroi një proces politik, ndaj të cilit theksoi se do i përgjigjet me gjyq politik ndaj Edi Ramës.

Përsa i përket Sali Berishës dhe procesit politik ndaj tij, ju garantoj se do i bëj gjyqin politik para jush Edi Ramës. Por pa i ngatërruar këto të dyja”, tha Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.