Categories: LajmePolitikë

Berisha: PD denoncon me forcë fushatën anti-NATO të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar atë që e ka quajtur fushata anti-NATO e Ramës. Të shtunën pas dite duke folur nga dritarja e banesës ku ndodhet në “arrest shtëpie” para simpatizantëve të tij, duke përkujtuar dy vjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, zoti Berisha tha se “Edi Rama nuk iu përgjigj që në fillim sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë së Putinit”.

Sipa tij Rama hodhi tezën se “Serbia është më mirë Rusi e vogël, një rrezik madhor për paqen, vetëm e vetëm se ishte vasal, argat i shpifur i serbomadhit Vuçiç”. “Ishte aleanca e Atlantikut të Veriut, që i imponoi Edi Ramës të marrë kthesën, se përndryshe do përballej me pasojat më të rënda” tha zoti Berisha. “Duke u përulur me nderimin më të madh para heroizmit, sakrificës së qindra mijëra luftëtarëve të Ukrainës, qytetarëve të saj, duke shprehur besimin se kjo luftë nuk do fitohet kurrë nga Putini, nga barbarët, PD garanton popullin e Ukrainës dhe qeverinë e tij se do mbështesë me gjithë fuqinë luftën e tyre të drejtë dhe se në Shqipëri, do të luftojë me vendosmërinë më të madhe ndaj çdo korenti, çdo përpjekje, çdo tendence pro-ruse nga cilido” tha ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

17 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

17 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

17 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

17 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

17 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

17 hours ago

This website uses cookies.