Ish-kryeministri dhe kreu i PD në opozitë, Sali Berisha, ka shprehur bindjen se forca e tij politike do trumfojë në zgjedhjet e 11 Majit.
Në mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e Bashkive dhe këshilltarë bashkiakë të PD, zoti Berisha u shpreh se PD ka dëshmuar vitalitet të jashtëzakonshëm. Ai tha se janë bërë përpjekje çnjerëzore për ta shuar forcën e tyre politike, por sipas tij ajo u bashkua dhe shkon drejt zgjedhjeve më e sigurt se kurrë në fitore
“Shpreh bindjen time më të thellë se sot forca politike, e cila në ato kushte, shto dhe izolimin më të thellë dhe të pamerituar, mori 600 mijë vota, do të jetë forcë politike e një fitoreje të thellë, të merituar.
Nuk kishte asgjë më të pamundshme se kushtet e një diskriminimi total, e një terrori të vërtet banditesk, e një shteti kriminal elektoral, e kateve më brutale, me listat me bandat, me patronazhistët, aktivistët etj, të vonoheshe nga 600 mijë shqiptare. Në historinë e këtij vendit, do të mbetet habia elektorale.
PD dëshmoi një vitalitet të jashtëzakonshëm. Përpjekje çnjerëzore u bënë për ta shuar këtë forcë. Ajo u bashkua, është në këmbë më e fuqishme se kurrë, shkon drejt zgjedhjeve më e sigurt se kurrë për fitore”, tha Berisha.
Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…
Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…
Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…
Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.