Berisha: Përjashtohen deputetë pa u dëgjuar. Parlamenti s’ka paqe deri në rikthimin e të drejtave

berishaaa31

berishaaa31

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nuk do ta njohin vendimin e Sekretariatit të Etikës për marrjen e masave disiplinore e 7 deputetëve demokratë, pas kaosit të djeshëm (30 tetor) në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi se vendimi për përjashtimin e deputetëve është marrë pa i dëgjuar ata.

Pra e shihni si bëhen mbledhjet këtu, thërret deputetët dhe i përjashton pa asnjë lloj baze ligjore. Sekretariati është për ti dëgjuar dhe ajo dëgjon vetëm njërin, largohet. E kam marrë unë thotë vendimin. Se jam unë ajo që marr vendimin pa pyetur as ligj dhe as rregullore.

Mediat i kanë larguar, e kanë shndërruar këtu në një shpellë krimi. Ky nuk është më një parlament. Shikoni si merren vendimet. Po mbrohet nga 5 roje. Në vend që të dëgjojë deputetët, të dëgjojë arsyetimin e tyre, siç e kërkon edhe rregulli, e kam marrë vendimin thotë. Ky është turp”, u shpreh ai.

Ish-kryeministri paralajmëroi po ashtu se ata nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancave plenare në vijim, duke kërkuar “rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve”.

Paqe nuk ka më në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve. Ju konstatoni vetë se si e kanë shndërruar këto parlamentin, si kurrë ndonjëherë në historinë e tij. Përjashton deputetë pa u dëgjuar”, deklaroi Berisha.

Partia Socialiste i dërgoi një kërkesë Kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan dhe krijuan tensione në seancën plenare të djeshme.

PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për Bledion Nallbatin, Albana Vokshin, Flamur Nokës, Edi Palokës, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja,  Gazment Bardhit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.