Categories: LajmePolitikë

Berisha përshëndet rezolutën e PE: Rama s’mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur rezolutën e PE-së për Kosovën. Në fjalën e tij në deklaratën e përjavshme për mediat, Berisha u shpreh se rezoluta kërkon hetim të Serbisë për lidhjet me grupin terrorist të armatosur e të stërvitur në territorin e saj, të dërguar në Kosovë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Përgjegjësia  e plotë e Serbisë në të gjitha zhvillimet konfliktuale në marrëdhëniet me Kosovën dhe përpjekjet konstante për destabilizimin e Kosovës. Në qëndrimet e saj, të cilat fund e krye, orientohen drejt mbajtjes së shtetit serb në Kosovë. Mbështes rezolutën dhe e konsiderojmë dokument të rëndësishëm, zbatimi i kërkesave të të cilit hap rrugën për një normalizim, mes Kosovës  e Serbisë. Rezoluta, kërkon hetim të Serbisë me grupin terrorist të armatosur e stërvitur në territorin e  saj e të dërguar në Kosovë. Akt ky që u parapri nga një seri aktesh dhune të nxitur nga falangat serbe, bojkote të udhëhequra nga Lista Serbe, një parti terroriste  inkriminuar në të gjitha segmentet e saj, simotër me partinë e Vucciq dhe Edi Ramës”, tha Berisha.

Ky i fundit u shpreh se demokratët që ai përfaqëson do të angazhohen të punojnë ngushtësisht me PE-në për të dënuar qëndrimet destabilizuese të kryeministrit Edi Rama në mbështetje të politikave destabilizuese të presidentit serb Aleksandër Vuçit dhe ndërhyrjes flagrante në punët e brendshme të Kosovës.

“Asnjë normë demokratike ajo nuk lejon, udhëhiqet nga ekstremistë si Radojiçiq, mban lidhje me bandit dhe krimin si Partia e Vuçiq dhe Ramës.

Ajo që dua të shpreh, dhe për të cilën PD do angazhohet të punojë ngushtë me PE dhe asamble të tjera parlamentare do jetë dënimi I qëndrimeve destabilizuese të Ramës  në mbështetje të politikave destabilizuese të Vuçiq dhe ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës”, theksoi ai.

Parlamenti Evropian miratoi të enjten (19 tetor) rezolutën për dënimin e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë një dëshmor për Kosovën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

7 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

7 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

8 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

8 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

8 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

8 hours ago

This website uses cookies.