Berisha prezanton pjesë të programit elektoral, denoncon edhe Majkon

Berisha prezanton pjesë

Në muajin shkurt, Partia Demokratike do të prezantojë programin elektoral, tha të hënën kryetari i saj, Sali Berisha, gjatë lançimit të programit të emergjencës për 100 ditët e para të qeverisjes në rast fitoreje në zgjedhje.

Berisha tha se prioritet do të jetë edhe ndërprerja e kontrabandës së naftës, për shkak të së cilës “qytetarët blejnë naftën më të shtrenjtë në rajon”.

Secili shqiptar që blen 1 litër naftë i paguan qeverisë 1,13 euro, që nuk ndodh në asnjë vend të botës,” tha kryedemokrati.

Berisha nuk la pa komentuar edhe zhvillimet në Partinë Socialiste, me lëvizjen e Pandeli Majkos në fushatën e Tiranës.

Për kryetarin e PD-së, Majko është pjesë e krimit elektoral dhe kjo, sikundër tha, është faktuar në dosjen që një punonjës i SHISH-it i ka dërguar SPAK-ut.

Pandeliu me Çelën dhe drejtorin e OSSH-së të Kukësit. I thotë atij ‘ti në Has do të kërkosh shtylla centrifugale’. Ato kushtonin 40–60 mijë euro, por do të faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 mijë do t’i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë në Durrës, të tjerat do të përdoren në Kukës,” deklaroi kryetari i PD-së.

Berisha tha se nuk dihet fati i punonjësit të SHISH-it që bëri detyrën, ndërsa SPAK-u, sipas tij, nuk e hapi çështjen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.