Lajme

Berisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesave

Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e çmimeve të banesave dhe mbështetjes për biznesin, në kuadër të programit “Made in Albania”.

Në një konferencë për medie, Berisha u shpreh se ky program ka për qëllim të rikthejë zhvillimin ekonomik dhe të mbështesë prodhimin vendas, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe investitorët.

Kreu demokrat theksoi se çmimet e larta të banesave janë shkaktuar kryesisht nga taksat e larta dhe abuzive që janë vendosur mbi sektorin e ndërtimit. Këto taksa, sipas tij, janë transferuar direkt tek qytetarët, duke i bërë pasuritë e paluajtshme të papërballueshme. Në këtë kontekst, Berisha ka propozuar një sërë masash për të ulur kostot dhe për të stimuluar tregun e pasurive të paluajtshme.

Pikat kryesore të planit për uljen e çmimeve të banesave:

Ulja e Taksa së Ndikimit në Infrastrukturë:

Taksa e ndikimit në infrastrukturë do të ulet nga 18% e çmimit të shitjes në 2% të preventivit, duke mundësuar që kostot e ndërtimit të ulen dhe çmimet e banesave të bëhen më të përballueshme për qytetarët.

Ulja e Taksave të Ndërtimit:

Taksa e lartë mbi sipërfaqen e ndërtimit, që ka çuar në rritje të çmimeve të pasurive të paluajtshme, do të ulët. Në disa raste, kjo taksë ka qenë deri në 30 herë më e lartë se më parë, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e apartamenteve.

Lehtësira Tatimore për Bizneset dhe Profesionet e Lira:

Taksa e sheshtë prej 10% do të aplikohet mbi kapitalin dhe të ardhurat nga puna, përveçse për 50 mijë lekët e para, që do të jenë të përjashtuara nga tatimi.

Zero taksë për bizneset e vogla dhe profesionet e lira, si dhe një tavani vjetor i tatimit të fitimit zero për bizneset e vogla.

TVSH do të ulet në 15%, dhe kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore.

Shfuqizimi i tarifave të larta:

Taksa për strehimin social mbi çmimin e shitjes dhe tarifa për lejen e zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohen, duke ulur kostot për ndërtuesit dhe duke stimuluar zhvillimin e pasurive të paluajtshme.

Tarifa për rivlerësimin e pronës do të ulet nga 5% në 1%.

Berisha gjithashtu theksoi se kjo nismë është një përgjigje ndaj krizës së kostove të larta të jetesës dhe përmirësimit të kushteve për blerjen e banesave dhe qirave, të cilat janë aktualisht shumë të larta në Shqipëri, duke pasur parasysh rrogat më të ulëta në Evropë. Me këto masa, ai siguroi se do të krijohet një mjedis më të favorshëm për qytetarët dhe investitorët, duke mundësuar blerjen e banesave dhe zhvillimin e një ekonomie më të fortë.

Blerti Delija

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

55 minutes ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

59 minutes ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

1 hour ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

1 hour ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

3 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

3 hours ago