Berisha prezanton programin: Taksë e sheshtë 10%, ulje e detyrimit të sigurimeve shoqërore, TVSH zbret në 15%

Berisha prezanton programin

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me konsultativ me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e biznesit me temë “Hartimi i një platforme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, u ka premtuar biznesve, se me ardhjen e PD-së në pushtet, do të shënohet kthesë rrënjësore në ekonomi.

Berisha gjatë fjalës së tij, ka premtuar që pas 11 majit do të ndërmerren reforma në ndihmë të biznesit.

“Ne e konsiderojmë jetike një ndërhyrje emergjente, një revolucion të vërtetë në ekonomi me të cilin ne besojmë se do shënojmë një kthesë rrënjësore. Së pari, ne jemi dhe mbetemi të zotuar para biznesit për një revolucion të ri të vërtetë fiskal. Ne besojmë se paratë në kontot e tyre janë më të vlefshme për shoqërinë dhe qytetarët se sa në kontot e qeverisë, sepse kjo u jep mundësi të mëdha punësimi dhe zgjerimi të aktivitetit.Ndaj dhe ne do kalojmë në një sistem fiskal në të cilin së pari do ketë stabilitet të atij sistemi”.

Më tej Berisha tha se, “Do vendoset taksa e sheshtë 10 përqind. Ne jemi për taksën 10 përqind, taksa e shekujve dhe mijëvjeçarëve e njerëzimit. Është faktuar si taksa më e drejtë, është faktuar si taksa që i jep frymëmarrje ekonomisë”.

Sikurse u shpreh ai, e kemi eksperimentuar ne në vitin 2005 dhe jo vetëm që nuk patëm ulje të të ardhurave, por patëm dyfishim.

“Por, taksa 10 përqind do mbetet ndjellëse për të gjitha taksat e tjera. Ne do ulim progresivisht detyrimin e sigurimeve shoqërore. Ne po shkonim drejt saj dhe absolutisht ai ishte një veprim shumë i drejtë. Nuk mund të them se kjo do bëhet në 100 ditët e para, por kjo do bëhet në mënyrë të padiskutueshme. TVSH-ja nuk ka më tabu. Do zbritet në 15 përqind me qëllim për të zbritur edhe më poshtë. Nuk mund të besoj unë se ai 20-përqindëshi është një nivel i shenjtë dhe nuk do preket. Do preket, do e ulim në 15 përqind. E kemi pasur dikur 12.5 përqind. Tani do zbresim tek 15-a për të parë se ku mund të zbresim përsëri.”

Shqipëria ka çdo potencial për të furnizuar biznesin me 6 lekë kilovat orë, theksoi Berisha, ku Kaskada e Drinit e bën të mundur për çdo sipërmarrje energjetike.

Një tjetër çështje ku u ndal lideri demokrat në shpalosjen e programit të PD-së, ishin dhe çështja e taksave.

“Taksa e shitjes së pronës do ulet në 2 përqind nga 15 përqind që është. Çmimi i karburanteve në pikat e shitjes me pakicë do jetë plus/minus 10 përqind me çmimin në Kosovë dhe Maqedoni. Nuk do shkojnë më njerëzit me mbushë serbatorët në zonat kufitare. Ata e shesin më lirë se taksa në një litër naftë është 1.1 euro këtu, nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Tjerët e shesin 1.1 euro në pompa, ne i vendosim taksë 1.1 euro. Merr fund kjo. Do reduktohet me 4 herë numri i inspektimeve. Inspektorët janë jo vetëm grabitës të mëdhenj të kohës së bizneseve. Ngulen aty dhe po t’u përllogaritësh ditët që humbet biznesi me inspektorët, mund të shkojnë në 50 ditë. Ne do instalojmë sistemin dixhital të inspektimeve. Kontrollet do bëhen mbi bazën e analizës së riskut.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.