Berisha: Protestat do përshkallëzohen, okupojmë institucionet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media paralajmëroi përshkallëzim të protestave të opozitës. Berisha u shpreh se protestat e opozitës nuk do të ndalen, por do të shtrihen në impakt, kohë e revoltë.

Duke sjellë në vëmendje procedimin penal nga policia të disa deputetëve opozitarë për protestën e zhvilluar ditën e djeshme, Berisha u shpreh se Kryeministri Edi Rama është i frikësuar dhe se ka vetëm një mundësi, ndërprerjen e dhunës ndaj demokratëve pasi në të kundërt do mbajë përgjegjësi personale.

“Kombi është në një pushtim të egër. Pushtim që e ka renditur Shqipërinë 10 shkallë më poshtë se Vietnami.

Pushtim që krerët e opozitës I rrëmben në mes të rrugës, i zvarrit dhe burgos nga frika dhe tmerri i narko diktatorit prej tyre.

Tre orët e djeshme ku narkoshteti u paralizua, ishin 3 orët e çlirimit për Shqipërinë e shqiptarët. beteja nuk do ndalet. Narko policia ndërhyri dje ndaj protestuesve paqësor, narko policia kishte urdhër të qartë për të ndërprerë protestën, por dështuan.

Rikujtoj se keni ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile. Kemi 75 mënyra të tjera dhe do përshkallëzohen në impakt dhe kohë, në destinacione, revolt e zemërim.

Edi Rama e di mirë se dje ishin vetëm 3 orë, por herën tjetër do jenë 3 ditë e 3 javë po qe nevoja dhe jo bllokim rrugësh, por okupim të institucioneve pa të cilat narko shteti nuk do mund të funksionojë. Rama ka vetëm një mundësi: ndërpresë dhunën dhe terrorin ndaj demokratëve se për çdo akt që po ndërmerr do bëhet përgjegjës personal ai vetë; të krijojë qeverinë teknike”, u shpreh Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.