Berisha publikon dokumentin: Kraja dënoi një të ri se nuk pranonte normat e moralit komunist
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dokumentin sipas së cilit Prokurori i SPAK, Arben Kraja ka dënuar një të ri në Shkodër në ’90-ën për shkak se nuk pranonte normat e moralit komunist.
Sipas Berishës, Kraja qëndron në prokurorinë e shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë.
“Amnistia e Erion Veliajt nga Kraja-Prençi, përbën krimin më të shëmtuar në historinë e hetuesisë shqiptare.
Përbën dhunimin më flagrant të të ligjave të vendit dhe uzurpimin e pushtetit të parlamentit, të cilit Kushtetuta i njeh të drejtën e amnistisë.
Duke u marrë me amnistorët, rezulton se këta janë delinkuentë dhe persona që në konflikt flagrant interesi, kanë shpallur amnistinë e Erion Veliajt, Edi Ramës, Agaçit, Artur Metanit dhe të tjerëve.
Arben Kraja, ish-hetuesi xhelat i Sigurimit të Shtetit, që ka dënuar dhe në vitin 1990, një të ri në Shkodër për fajin e vetëm se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thotë se ai ka shkelur normat e moralit komunist”, tha Berisha.