Berisha: Rama e ka kthyer turizmin në një mallkim për shqiptarët

Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza në drejtim të mazhorancës qeverisëse se turizmi ka rënë për shkak të mënyrës së menaxhimit të këtij sektori.

Duke folur para protestuesve nga dritarja e banesës së tij, Berisha tha se turizmi ka rënë edhe nga pisllëkut.

Sipas Berishës, sot Shqipëria nuk ka asnjë flamur blu me standardin evropian për turizmin.

Turizmi ka edhe një rënie tjetër shkak të madh. Pisllëku. Po, miqtë e mi. Në vitin 2013 kemi dorëzuar nga Saranda në Shëngjin, 11 impoante të përpunimit të ujërave të zeza.

Sot shumica dërrmuese e tyre janë jashtë përdorimit se nuk duan të paguajnë energjinë elektrike. Sot ujërat e zeza të Shqipërisë derdhen në brigjet e saj. Sot Shqipëria nuk ka asnjë plazh me flamur blu, me standardin evropian. Kroacia, me mijëra kilometra, mbi 95 për qind i ka me flamurin blu”, tha Berisha ndërsa shtoi se kreu i qeverisë e ka shndërruar në një mallkim për shqiptarët sektorin e turizmit.

“E kuptoni pra se si e kthen ky hajdut turizmin në një mallkim dhe është keqardhje e madhe, shumë e madhe, sepse investimet më të mëdha në 30 vite janë bërë në atë fushë. Mirëpo një vjedhje e tmerrshme ka lëshuar”, ka theksuar Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.