Berisha: Rama nuk i lejon komisionet hetimore sepse është vetë strumbullari i korrupsionit
Pas tensioneve në Kuvend dhe mbylljes së seancës plenare të ditës së sotme, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar për mediat jashtë sallës së Parlamentit se kryeministri Edi Rama nuk lejon ngritjen e komisioneve parlamentare, pasi sipas tij, ai është strumbullari i të gjitha vjedhjeve.
Berisha përmendi aferën e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, dosje për të cilën ish-kryeministri tha se ajo lidhet me “tre persona, Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën.”
“Edi Rama nuk e lejon këtë sepse në të gjitha komisionet ai del strumbullar i tyre. Ai del strumbullar në aferën McGonigal, në të cilën vetë Charls McGonigal ka pranuar fajësinë për të gjithë dosjen shqiptare. Kjo dosje lidhet me tre persona, Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën”, u shpreh Berisha.
Ai nënvizoi më tej se mazhoranca nuk po u jep të drejtën opozitën për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.
“Edi Rama nuk lejon komision hetimor parlament për patronazhistët se është vetë njeriu që e ka ndërtuar atë
Nuk lejon komision hetimor parlamentar për TIMS sepse ai me të ka zhdukur, do të zhdukë gjurmët e udhëtimeve me dhjetëra e dhjetëra herë me trafikantët. Të Edi Ramës me charterin e tij privat.
Lidhet dhe fluturimet e Taulant Ballës me bajlozët e krimit dhe drogës”, theksoi Berisha.
Berisha theksoi më tej se “Edi Rama nuk lejon Komisionet sepse gjer tani u ka dhënë trafikantëve të drogës, bajlozëve të krimit, qeveritarëve të krimit mbi 6 mln metër katrorë tokë troje turistike të lirë nga taksat për 20 vite”