Categories: LajmePolitikë

Berisha: Rama nuk i lejon komisionet hetimore sepse është vetë strumbullari i korrupsionit

Pas tensioneve në Kuvend dhe mbylljes së seancës plenare të ditës së sotme, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar për mediat jashtë sallës së Parlamentit se kryeministri Edi Rama nuk lejon ngritjen e komisioneve parlamentare, pasi sipas tij, ai është strumbullari i të gjitha vjedhjeve.

Berisha përmendi aferën e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, dosje për të cilën ish-kryeministri tha se ajo lidhet me “tre persona, Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën.”

Edi Rama nuk e lejon këtë sepse në të gjitha komisionet ai del strumbullar i tyre. Ai del strumbullar në aferën McGonigal, në të cilën vetë Charls McGonigal ka pranuar fajësinë për të gjithë dosjen shqiptare. Kjo dosje lidhet me tre persona, Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën”, u shpreh Berisha.

Ai nënvizoi më tej se mazhoranca nuk po u jep të drejtën opozitën për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Edi Rama nuk lejon komision hetimor parlament për patronazhistët se është vetë njeriu që e ka ndërtuar atë

Nuk lejon komision hetimor parlamentar për TIMS sepse ai me të ka zhdukur, do të zhdukë gjurmët e udhëtimeve me dhjetëra e dhjetëra herë me trafikantët. Të Edi Ramës me charterin e tij privat.

Lidhet dhe fluturimet e Taulant Ballës me bajlozët e krimit dhe drogës”, theksoi Berisha.

Berisha theksoi më tej se “Edi Rama nuk lejon Komisionet sepse gjer tani u ka dhënë trafikantëve të drogës, bajlozëve të krimit, qeveritarëve të krimit mbi 6 mln metër katrorë tokë troje turistike të lirë nga taksat për 20 vite”

RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

17 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

17 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

18 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

18 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

18 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

18 hours ago

This website uses cookies.