Berisha: Rama “pazar politik” me Dumanin. Ata që protestuan te SPAK ishin të armatosur

Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një “pazar politik” me kreun e SPAK, Altin Dumanin, për të “shkëmbyer” Erion Veliajn me Olsi Ramën.

Sipas Berishës, ky shkëmbim është pjesë e një marrëveshjeje të fshehtë me Dumanin dhe është përdorur si “çmim” për të realizuar interesat e Edi Ramës.

“Sot qytetarët shqiptarë ndoqën LIVE mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë dhe dëgjuan një fjalim copy-paste me atë që mbante Ramiz Alia kur drejtësia e Sigurimit të Shtetit filloi t’i dalë nga duart. Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën. Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin”, tha Berisha.

Lidhur me daljen e mbështetësve para SPAK për Erion Veliaj, Berisha tha se po hetohet pasi disa prej tyre kanë qenë të armatosur.

“I thotë Klotildës se e kanë shpallur në hetim pa e pyetur ndonjëherë. Po kryetarit të opozitës i shpallën masat e sigurisë pa e pyetur kurrë në jetën e tij. A i patë ju sot punonjësit e bashkisë tek Skapi i partisë? Mos harroni se ata paguhen nga taksat e qytetarëve. Dhe ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve për t’u shërbyer qytetarëve dhe ata braktisin qytetarët dhe shkojnë për t’u bërë parzmore e një hajduti. A mund të ndodhë kund? Keni dëgjuar kund ju? Unë i garantoj punonjësit e bashkisë se me listë secili prej tyre që do të shkojë të protestojë gjatë orarit zyrtar, nuk do shohë punë shteti të paktën për 25 vite”, tha ai.

Duke iu përgjigjur kërkesës së Ramës ndaj Dumanit që të hetojë se kush gjyqtar i jep dosjet Berishës, kryedemokrati aludoi se mesazhi i “qytetarit dixhital”, të lexuar nga kryeministri, u dërgua nga gjyqtarja Irena Gjoka dhe ministri Ulsi Manja.

“Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë. Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama. U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku. Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu. Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu”, shtoi Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.