Berisha: Rama po asgjëson parlamentin! Mund të fshihet virtualisht, por vetëm përkohësisht

beisha711

beisha711

Ish-kryeministri Sali Berisha ka adresuar sërish akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, po asgjëson Parlamentin. Berisha garantoi Ramën se do fshihet virtualisht, por vetëm përkohësisht.

Vendi nuk është në gjendje pandemie, por Edi Rama dhe përroi psikik janë në panik të tmerrshëm, janë të tronditur gjer në palcë nga rezistenca e deputetëve të opozitës. Në këto kushte, ata gjejnë si rrugëdalje, fshehjen, klandestinitetin dixhital. Pra, shkelin ligjin dhe Kushtetutën për t’u bërë të padukshëm në sallat, komisionet parlamentare.

Ky është asgjësim de facto i parlamentit. Shndërrimit të institucionit kryesor në një republikë parlamentare në një institucion virtual. Por unë e garantoj Edi Ramën se do mund të fshihet virtualisht, por vetëm përkohësisht”, tha Berisha.

Ky i fundit theksoi se shqiptarët janë të vendosur të mbështesin betejën e deputetëve opozitarë, dhe të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim.

“Shqiptarët po shohin, shqiptarët po e ndjekin këtë tentativë të fundit të tij për të fshehur gjurmët e krimeve që ai ka kryer gjatë qeverisjes.

Shqiptarët konstatojnë se ai po e trajton Shqipërinë, po e trajton parlamentin si një plaçkë të tij personale dhe janë të vendosur të mbështesin betejën e deputetëve opozitarë, janë të vendosur që të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim. Pra, problemi është se po asgjëson parlamentin dhe në këtë kontekst, kur sheh këto veprime, beson se mund ta kalojë.

E vërteta është se çdo ditë po bëhet më e rëndë dhe çdo ditë ofron fundin e tij”, tha Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.