Berisha: Rama po përdor të gjitha format antiligjore që ndikojnë në procesin e zgjedhjeve

Sali Berisha në takimet e zhvilluara në Strasburg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimet e zhvilluara në Strasburg kërkoi mbështetje dhe monitorim ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 Majit.

Sipas Berishës, Kryeministri Edi Rama po përdor të gjitha format antiligjore sikundër kontigjent të botës së krimit për të ndikuar në procesin e pritshëm zgjedhor.

Tani, nëse shikoni Shqipërinë, është një vend ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë. 67 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim.  Vetëm i arrestojnë dhe i plasin në burg. Kjo është e vërteta në këtë vend. Torturat janë të zakonshme, vdekjet ën burgjet shqiptare janë të zakonshme. Zonja dhe zotërinj, Shqipëria po del si një shtet me kartele droge dhe krim të organizuar. Kryeministri shqiptar vetë priti në zyrën e tij një koordinator të gjithë këtyre organizatave kriminale dhe emri i tij është shumë i njohur. Vetë ai, zoti Rama i takoi ata në Aruba, në Dubai. Emri i zotit Rama citohet në media si i lidhur me ta.

Rama u ofron atyre, ata kontrollojnë të gjitha lejet e ndërtimit në vend. Kush vjen në TIranë mund të shohë shumë kulla teksa ngrihen. Por gazetarët investigativë kanë zbuluar se vetëm 20 përqind e parave vijnë nga sistemi bankar, të tjerat vijnë nga nëntoka. Vrasësit, trafikantët, vrasësit seriale bëjnë ligjin në zgjedhje. Ata janë të gjithë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe mbjellin frikë dhe terror tek qytetarët.

Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Belgjika kanë zbuluar kodet e SKY EÇ, Matrix, EncrochChat, janë telefona të koduar, me të cilët gangsterët në Europë dhe botë komunikojnë me njëri-tjetrin.

Drejtësia politike e kontrolluar nga Edi Rama nuk merret me këtë krim.

Kështu që këto zgjedhje janë një proces me një makinerie të madhe blerjesh votash dhe një makineri të madhe frike që kontrollon vullnetin e popullit.  Gjatë këtyre javëve, kryeministri vetë do japë 100 euro për çdo pensionist di dhuratë për votën.

Krahas kësaj është kanabisi për votën, ai ka shpërndarë 148 licenca për të mbjellë kanabis në mbarë vendin. Ai nuk respekton asnjë ligj të Kodit Elektoral.

Këto janë, kjo është panorama e Shqipërisë, situata ku jemi.Tani, cilat janë opsionet tona? Ne duhet të luftojmë, të luftojmë, të luftojmë. Në një diktaturë, nuk ke asnjë opsion tjetër. Por çfarëdo ndihme që mund të japë ky institucion, ne jemi shumë mirënjohës”, tha Berisha.

Me ardhjen në pushtet, Berisha premtoi zero tolerancë ndaj krimit, si e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.