Berisha-Ramës: Do përgjigjesh që me le në arrest shtëpie. Krijo qeverinë teknike

Pak pasi GJKKO-ja i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shkuar në selinë blu i pritur nga qindra mbështetës.

Në fjalën e tij për mediet, Berisha deklaroi se “piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori goditjen më fatale”.

Ai u shpreh se veprimi do jetë kryefjalë e tij dhe e opozitës nga sot.

Berisha e konsideroi vendimin e GJKKO-së, si ditë fitore jo vetëm për të dhe opozitarët, por për gjithë shqiptarët, pasi sikurse shprehet ai, “ka fituar e vërteta, ligji dhe Kushtetuta, Shqipëria.”

U krye dhe kjo punë! Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane pas Luftës së dytë botërore mori goditjen fatale.

Sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sot është dita kur mostrat e demokracisë Rama dhe Soros dështuan përfundimisht, në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën me grushtin e shtetit që i bën asaj.

Sot ne së bashku sakrifica e 330 ditëve mundi i 3 viteve triumfoi dhe u shpërblye.

Sot është ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese.

Por sot, është ditë e mirë dhe për ata që s’janë opozitarë dhe për kundërshtarët e opozitës sepse sot ka fituar e vërteta, ligji dhe Kushtetuta, Shqipëria. Këtë vit unë kam thyer rekordin tim për numrin e fjalimeve 330 të tilla. Tani e tutje veprimi do jetë kryefjala e Sali Berishës. Ka ende disa mesazhe të rëndësishme që dua t’ua them shqiptarëve. Kauza e drejtë nuk humbet kurrë”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do japë llogari për grushtin e shtetit që i bëri opozitës dhe për 11 muajt që lideri opozitës vuajti masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Berisha bëri thirrje për krijimin e qeverisë teknike, ndërsa garantoi se mosbindja civile do të vijojë aksionin e saj.

Shqipëria duhet të jetë vendi i shpresës, dhe jo i krimit e narkotrafikut. Kjo fitore ka rëndësi edhe për ata që vijnë pas nesh, për të ardhmen. Kjo arritje do u shërbejë brezave të ardhshëm si trashëgimi e vyer, si burim inspirimi, do u japë dritë atyre në momente të zeza.

autori kryesor i grushtit të shtetit, Edi Rama. Krijo qeverinë teknike. Mos e zvarrit kot narko pushtetin tënd. Se vetë zoti e ka thënë: që të kthehem unë, pastroni shtëpinë. Ne do pastrojmë shtëpitë tona.

Mosbindja civile është gati në radhë. Këta shqiptarë duan përgjigje nga ty, sepse piramida jote  e mashtrimit, sot u shkërrmoq. Do përgjigjesh si puçis për grushtin e shtetit që i bëre opozitës. Do përgjigjesh për atentatin që organizove kundër liderit të opozitës, për 2 vite që grabite flamurin e PD, për një vit që le liderin e opozitës në arrest shtëpie. Ke vetëm një rrugë: qeveri teknike”, u shpreh Berisha.

Berisha ka mbërritur në selinë blu pas rreth 11 muajsh në “arrest shtëpie”.

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi të hiqte çdo masë sigurie ndaj Berishës. Lajmin e komunikoi fillimisht avokati i tij, Genc Gjokutaj i cili u shpreh se nga sot Sali Berisha është i lirë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.