Berisha: Refuzova të takoj oficerët e policisë, nuk mund të shkelja Kushtetutën
Ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga selia e Partisë Demokratike rreth orës 00:30 të mesnatës, i shoqëruar nga Flamur Noka.
Berisha ka sqaruar se çfarë ndodhi me përfaqësuesit e Policisë të cilët mbërritën në zyrën e tij. Ai tha se kishte refuzuar t’i takonte dy përfaqësuesit e Policisë së Shtetit.
Deputeti demokrat u shpreh se kjo që ndodhi ishte një turp i kryeministrit Edi Ramës dhe i quajti mercenarë efektivët që u paraqitën në zyrën e tij.
Berisha tha se deputetit s’mund t’i kufizohet asnjë lloj lirie pa marrë më parë autorizimin e Parlamentit.
“Unë respektoj Kushtetutën, Edi Rama në panik kishte sjellë oficerë të lartë të shndërruar në mercenarë. Kushtetuta është Kushtetutë.Ky ishte një akt i turpshëm i Edi Ramën i cili i urdhëron si mercenarë të shkelmojnë kushtetutën. Deputetit nuk mund ti kufizohet liria në asnjëlloj forme pa vendim të parlamentit. Nuk pata asnjë takim vetë personalisht me to. Sepse do respektoj kushtetutën. Unë nuk i takova fare. Unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës, po ti takoja do u thoja çojani Edi Ramës . Ka një nen, neni 73 pika 2, që qartëson në mënyrë të kristaltë çdo veprim, pra deputetit nuk mund t’i kufizohet liria në asnjë lloj forme pa vendim të parlamentit.“