Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ai nuk impresionohet se çfarë vendimi do të merret nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK për arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se ai nuk ka ndërhyrë në asnjë proces por vetëm ka mbrojtur Kushtetutën.
“Qëndrimi i Sali Berishës nga dita 1 gjer sot është vetëm një, mbrojtja e asaj që quhet shtet ligjor, por nuk ekziston. Mbrojtja e Kushtetutës kjo absolutisht për asnjë interes personal, por për interesin e çdo qytetari që beson se mund të gëzojë lirinë vetëm me praninë e shtetit ligjor. Ndryshe ajo është iluzion dhe joreale.
Pra, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë unë nuk kam ndërhyrë në asnjë proces dhe në asnjë vendim, por vetëm kam mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën për çdo qytetar që beson se barazia para ligjit, se zbatimi i ligjit është kushti i kushteve për të garantuar liritë e individit”, u shpreh Berisha.
Ai ka theksuar se nuk u ka dhënë asnjë rekomandim avokatëve dhe sipas Berishës vetëm për çështjet direkte ai konsultohet me ta.
“Asnjë rekomandim unë nuk u bëj avokatëve të mi. Në qoftë se ka të bëjë me qëndrime direkt të miat, ata do më pyesin. Për të tjerat, çfarë ka të bëjë me zbatimin e ligjit, legjitimitetin e procedurave gjyqësore, ata kanë autoritet të plotë të vendosin pa më pyetur fare. Ky është raporti.
Ata ushtrojnë profesionin e tyre dhe duhet ta ushtrojnë atë profesion në variantin më të mirë, më dinjitoz që ata e konsiderojnë”, nënvzoi Berisha.
Berisha ka shtuar se ai nuk ka asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi merret ndaj tij.
“Unë nuk kam asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi merret nesër apo pasnesër. Beteja ime është pa kthim. Kjo është ajo që unë kam deklaruar dhe ajo betejë do vazhdojë gjer në triumfin e plotë, rikthimin e pluralizmit politik në vendin tim”, shtoi Berisha.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.