Berisha: Shqipëria ka potencialet më të mëdha në rajon dhe Europë për prodhimin e energjisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me strukturat e PD në degën e Durrësit tha se më 11 maj demokratët synojnë që të arkivojë kohën që po zbraz Shqipërinë.
Berisha tha se programi i PD-së do ta transformojë me shpejtësi shumë të madhe Shqipërinë.
“Ne kemi një program shumë konkret, dhe kemi një program shumë të shpejtë, me të cilin ne transformojmë me shpejtësi shumë të madhe Shqipërinë”, u shpreh Berisha.
Prandaj, vijon Berisha, programi ynë ‘Shqipëria Madhështore’, është real dhe i fuqishëm dhe do e sjellë Shqipërinë aty ku shumë njerëz nuk e imagjinojnë.
“Do ta bëjë Shqipërinë e ëndrrave të vërteta të shqiptarëve. Do e bëjnë krenar çdo shqiptar”.
Gjatë një takimi me strukturat e PD në degën e Durrësit, kryedemokrati u shpreh se “qytetarët nuk duhet të votojnë sipas vullnetit të Gjyshit”, referuar Vangjush Dakos, por duhet të votojnë sipas vullnetit të tyre.
“Qytetarët e Durrësit duhet të votojnë jo sipas vullnetit të Gjushit apo bandave, por duhet të votojnë sipas vullnetit të lirë, qytetarë të lirë, qytetarë mijëravjeçarë në këtë trevë, në këtë vend, dhe jo t’u ndikojë kush.”
Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal tek vota e diasporës, ndërsa i cilësoi takimet me shqiptarët jashtë vendit si entuziaste.
“Puna e bërë nga ju, drejtuesit e degës, kandidatët, që nderuan garën krijuan një epërsi të madhe morale dhe numerike në mbështetjen e PD kudo në Itali, Gjermani, SHBA, Britani dhe kudo. Mendoj se, me fitoren tonë në diasporë, në kuptimin e një angazhimi, një entuziazmi, një optimizmi të paparë, ju garantoj që unë kam përjetuar takime të tilla, veçse në vitet 1990-1991. Një entuziazëm i papërmbajtur, i papërshkruar i qytetarëve shqiptarë jashtë vendi” u shpreh Berisha.
“Ky entuziazëm dhe ky optimizëm ka ngrohur shumë zemrat e shqiptarëve. Tashmë, është bërë e qartë përfundimisht se shqiptarët jashtë vendit mbështesin PD, mbështesin opozitën si forcën dhe forcat e vetme politike për shpëtimin e Shqipërisë”, tha Berisha.
Berisha tha se Shqipëria ka platformat e erës ndër më të fuqishmet, nga Shëmria e Kukësit gjer në Tepelenë dhe Gjirokastër.
“Shqipëria mund të ëndërrojë me të drejtë që të shumëfishojë këtë prodhime energjie që ka. Mund të ëndërrojë me të drejtë që të ketë parqet eolike të energjisë ndër më të mëdhatë në Europë.