Berisha: Skapi fshehu dokumentet për pronën ku u vendos klubi Partizani

Berishaaaa22

Berishaaaa22

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar SPAK-un se ka fshehur dokumentet për pronën ku u vendos Klubi Partizani.

Berisha riktheu në vëmendje dosjen e dorëzuar në SPAK tre vitë më parë nga ministri Taulant Balla me akuzën se kjo pronë ku vendosej klubi ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane.

Berisha thekson se toka nuk ishte shpronësuar nga italianët, por ishte rekuizuar.

“Ju, siç është bërë e ditur, e dini se Taulant Bego Yaris dhe Edi Rama dorëzuan tre vite më parë në Skapin e partisë dosjen për klubin Partizani, me akuzën se kjo pronë ku vendosej klubi ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane.

Mirëpo gënjeshtra siç thotë populli, i ka këmbët e shkurtra. Fletoret Zyrtare të asaj periudhe që gjenden online, faktojnë se ky është një mashtrim, një shpifje, një trillim.

Territori ku është ndërtuar klubi Partizani nuk ka qenë kurrë i shpronësuar, por me dokumentet e nënmbretit Jakomoni, ka qenë i rekuizuar. Rekuizicioni është një kategori krejt tjetër, në të cilën shteti- sepse Italia paraqitej si shtet këtu- pra Jakomoni ka dekretin e fundit të tij të publikuar në këto fletore, të 30 qershorit të vitit 1943, në të cilin thotë për zonën 3 dhe 4, rekuizimi i tyre shtyhet dhe për 6 muaj.

Çfarë ishte rekuizimi? Rekuizimi ishte bllokimi i pronës, mundet ose jo të të jepte një qira, por ti nuk mund ta përdorje për asgjë atë pronë derisa të shpronësohej ose t’i rikthehej pronarit.

Pra, janë të gjithë dokumentet që faktojnë se toka ka qenë e rekuizuar, çka rrëzon çdo insinuatë se kjo ka qenë tokë me shpronësuar dhe e shpërblyer nga pushteti i atëhershëm, okupatori italian.

Pse i kanë fshehur tani? I kanë fshehur sepse mbi bazën e këtyre fletoreve, këtyre dokumenteve zyrtare, Jamarbër Malltezi ka paditur në Skap për kallëzim të rremë, Taulant Ballën.

Natyrisht Skapi nuk mund të ekspozonte këto dokumente sepse do i duhej të hapte çështje penale ndaj Taulant Ballës”, tha Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.