Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sulmuar sërish SPAK-un duke e akuzuar se po bën pazare personat e botë së krimit të zbuluar nga përgjimet e platformave sekrete të komunikimit.
Gjatë një komunikimi on oline me median nga shtëpia tij ku prej më shumë se shtatë muajsh është në gjendje arresti, zoti Berisha akuzoi drejtuesin e strukturës së posaçme hetimore, Altin Dumani se po bën pazare me këto përgjime.
Sipas zotit Berisha “gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mandate arresti lëshuar nga SPAK-u, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale, kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë”.
Kreu i PD tha se gjatë 3 muajve të fundit bazuar në regjistrimet e telefonatave dhe mesazheve të koduara në Sky ECC, Encrochat etj të bandave kriminale shqiptare, shërbimet partnere kane zbuluar qindra krime dhe vrasje trafiqe të bandave kriminale shqiptare të kryera në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Berisha tha se me këto dokumente, regjistrime të transkriptuara të një rëndësie kapitale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Spaku i Altin Dumanit po bën pazare të mëdha.
“Partia Demokratike deklaron se kjo gjendje katastrofale, kjo lojë kriminale me kallp mandate e Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale është dëshmi e pazareve prej qindra mijëra dhe miliona euro për çdo mandat arrest që kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit të tyre”, tha Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të…
Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës,…
Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes…
Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi…
Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që…
Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin…
This website uses cookies.