Lajme

Berisha: SPAK përdoret për të goditur opozitën. Mbyllja e aferës McGonigal nga Dumani, krim ndërkombëtar

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një deklarate për media para pas daljes nga SPAK në kuadër të përmbushjes së detyrimit të paraqitjes, theksoi se hetimet e nisura ndaj tij dhe familjes së tij janë të motivuara politikisht dhe pa asnjë bazë faktike, ndërsa ka kritikuar qëndrimin e Prokurorisë së Posaçme për të mbuluar një seri skandalesh, sipas tij, të lidhura me qeverinë.

Hetimi shterrues 4-vjeçar, siç e ka quajtur Skapi, dhe vetingu 32-vjeçar familjar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar asnjë favor, dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit,” tha Berisha, duke shtuar se çështja ndaj tij është pjesë e një strategjie më të gjerë e Edi Ramës për të goditur opozitën dhe për të siguruar një mandat të katërt për vetë.

Berisha e akuzoi SPAK-un dhe qeverinë e Edi Ramës se, ndërkohë që sulmojnë opozitën, ata fshihen pas një numri të madh skandalesh dhe aferash të lidhura me korrupsionin qeveritar. Ai ngriti disa pyetje të forta lidhur me alokimin e fondeve publike dhe mosndëshkimin e personave të lidhur me korrupsionin qeveritar, përfshirë Taulant Ballën dhe Belinda Ballukun.

Ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë, kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij,” tha Berisha. Ai i kërkoi SPAK-ut gjithashtu të japë përgjigje lidhur me financimin e projekteve të dyshimta, siç i cilëson ai, djegësin e Tiranës dhe shpenzimet për anijet fantazmë.

“Ku kanë shkuar 130 milionë euro të djegësit të Tiranës, ku kanë shkuar 80 milionë euro për anijet fantazmë, dhe 120 milionë euro të checkup që nuk bëhen?” pyeti Berisha, duke shtuar se këto pasuri të vjedhura janë pjesë e një plani të gjerë korrupsioni të Edi Ramës dhe kompanisë së tij.

Ai gjithashtu theksoi se skandalet e përmendura, të cilat kapin shumën prej 630 milionë eurosh, janë vetëm maja e ajsbergut të një plani më të madh për përfitime personale dhe partiake.

Berisha kërkoi që qytetarët shqiptarë të japin përgjigjen e duhur më 11 maj, duke votuar për ndryshimin dhe dënimin e atyre që, sipas tij, kanë abuzuar me pasuritë dhe burimet e vendit.

Ndërkaq, kreut demokrat ka lexuar para mediave edhe shënimin që i ka lënë kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar për mbylljen e asaj që ai e konsideron si afera McGonigali, për të cilën thekson se përbën krim ndërkombëtar. “Ramën nuk e shpëton asgjë nga kjo aferë“, përfundon Berisha.

Blerti Delija

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

5 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

7 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

8 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

8 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

8 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

8 hours ago