Berisha sulmoi deputetin gjerman, PD distancohet: Kjo është e papranueshme, i ul kokën çdo demokrati

berish german

berish german

Partia Demokratike ka reaguar të shtunën, lidhur me deklaratat e Sali Berishës kundër deputetit gjerman të CDU/CSU, Gunther Krichbaum. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, nëpërmjet një deklarate për mediat u shpreh se Krichbaum është fyer dhe është baltosur për herë të dytë në Shqipëri, këtë herë nga ish-kryeministri, Sali Berisha, ndërsa shtoi se “kjo është e papranueshme dhe se i ul kokën çdo demokrati”.

“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit. Krichbaum është sulmuar, fyer, baltores nga Sali Berisha. Dy herë është fyer ai në Tiranë, më parë nga Rama më pas nga Berisha. Krichbaum është mik i PD-së dhe ka qenë një nga zërat më të fortë të denoncimeve. Kjo për ne është e papranueshme, ne e refuzojmë këtë gjuhë. CDU/CSU mbetet një partner i jashtëzakonshëm i PD-së.”, tha Çollaku.

Sipas tij, PD-ja është krenare që ka një aleat të tillë dhe se këto sulme i ulin kokën çdo demokrati.

“PD mbetet e palëkundur. PD do i ruajë të paanësuar këto marrëdhënie.”, u shpreh Çollaku.

Sipas tij, “mjerisht sot një kopje e trishtueshme të këtyre akuzave të Ramës, e dëgjojmë të dalë nga goja e ish-drejtuesit të kësaj partie, një njeriu i cili sikundër shumë të tjerë është dëshmitarë se Gunter Krischbaum është mik i Partisë Demokratike, ai ka qenë një ndër zërat më të forta në denoncimin e qeverisë së Edi Ramës. Sigurisht kjo ngjarje e trishtueshme në Tiranë na jep mundësinë për të prerë dhe të qartë. Çdokush është i lirë që çështje personale, me individ të caktuar të thotë çdo gjë për çdokënd dhe dëgjoj gjithashtu çdo gjë për çdokënd. Por është e papranueshme për Partinë Demokratike dhe për çdo demokrat të Shqipërisë që partnerë të rëndësishëm strategjik dhe jetik për Partinë Demokratike, miq të saj si CDU gjermane, Bundestagu gjerman dhe deputeti Gunter Krischbaum, të sulmohen në emër të Partisë Demokratike dhe në emër të demokratëve”.

“Kjo për ne, për Partinë Demokratike është e papranueshme, ne e refuzojmë këtë gjuhë, ne e refuzojmë këtë qëndrim. Gunter Krischbaum mbetet një mik i çmuar i Partisë Demokratike, CDU gjermane mbetet një partnere e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike, Bundestagu gjerman është një partner i jashtëzakonshëm në aspiratat integruese të vendit tonë. Partia Demokratike është krenare që ka një mik si Gunter Krischbaum dhe një aleate si CDU gjermane. Këto sulme, një kopje të Edi Ramës nuk bëjnë, veçse vënë të gjithë demokratët, ulin kokën çdo demokrat, sepse kodet më fisnike të këtij vendi, të demokratëve tanë është mirënjohja dhe mos prerja në besë e mikut”, tha Çollaku.

“Partia Demokratike mbetet e palëkundur, se forcimi i partneritetit me Bundestagun gjerman, CDU-në gjermane, miq dhe partnerët tanë kudo në botë, është jetik për të ardhmen e Partisë Demokratike. Për Partine Demokratike, mbajtja e pacenuar e marrëdhënieve strategjike me aleatët tanë, është një ndër kushtet më jetike, së bashku me bashkimin e votës së çdo shqiptari dhe demokrat të ndershëm, për rrëzimin e qeverisjes së Edi Ramës. Partia Demokratike do t’i ruaj të pacenuara këto marrëdhënie. Partia Demokratike do të bashkojë votën e çdo demokrati dhe çdo shqiptari dhe kjo ka për të qenë fundi i sigurt i kësaj qeverie, i këtij regjimi dhe rikthim i Partisë Demokratike në qeverisjen e vendit”, përfundoi nënkryetari i PD, Çollaku.

Berisha: Do hap gjyq ndaj Krichbaum

Paraditen e sotme ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të hapte një proces gjyqësor ndaj deputetit gjerman Krichbaum.

Ndonëse Krichbaum deklaroi se fliste në emër të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ku është zëdhënës për çështjet evropiane, Berisha tha se përballjen do të jetë me deputetin personalisht, pasi, sipas tij, “po dezinformon shqiptarët”.

“Siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë, se kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit. I them Gunther Krichbaum, merr po deshe, meqenëse në aparancë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provojë iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012″’, tha Berisha.

Krichbaum: Akuzat se SPAK është institucion politik janë absurde

Në një konferencë për median deputeti Krichbaum, i quajti absurde deklaratat për politizimin e SPAK. Duke vlerësuar punën që Prokuroria e Posaçme po bën Krichbaum tha se ky institucion duhet mbrojtur dhe jo sulmuar. 

“Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk mbron deputetin, por punën e parlamentit. Kjo është një procedurë e një sistemi të pavarur të drejtësisë dhe politika nuk duhet të përfshihet në procedurë, pasi drejtësia duhet të lihet të bëjë punën e saj dhe të mos sulmohet. Politika nuk duhet të përzihet. Kjo është një arsye pse unë jam kundër sulmeve kundrejt SPAK’, tha ai.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Krichbaum ka zhvilluar disa takime nga radhët e opozitës, por jo me Sali Berishën.

Sipas tij, për Berishën janë bërë akuza të forta sepse bëhet fjalë për prona të përfituara, SHBA e ka shpallur non grata, dhe përpara se të takohem me njerëz do doja që ndaj tyre të mos kishim asnjë lloj akuze konkrete. Krichbaum e renditi Berishën edhe me të akuzur të tjetër nga SPAK, për të cilin gjatë gjithë konferencës kërkoi të lihet të bëjë detyrën e vet.

“Këtu ka shumë Berisha, shumë Tahira e shumë Ahmetaj. SPAK po bën gjithçka në mënyrë të tillë që ata që më parë konsideroheshin të paprekshëm të ishin subjekt të ligjit. Siç ka qenë në Rumani ku kam thënë nuk ka vetëm një Nastase, ka disa Nastase. Ka disa që kërkojnë ta bëjnë plaçkën e tyre shtetin” tha ai në konferencë.

Lidhur me keqardhur për përçarjen e PD, deputeti gjerman, la të nënkuptohej se Berisha duhet të ishte tërhequr.

“Zonja Vagner që drejtonte grupin parlamentar të të majtëve u nda nga kjo parti për të krijuar një parti tjetër. Këtë proces nuk kam mundur ta shoh nga zoti Berisha. Qytetarët thonë që nëse partia nuk zgjidh problemet e veta nuk mund të zgjidhë as problemet e mia. Basha kryetar i legjitimuar.’, tha deputeti gjerman.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.