Lajme

Berisha: Të lëmë mënjanë hatërmbetjet dhe të bashkohemi me qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve nga qyteti i Beratit, të kapërcejnë hatër mbetjet dhe të bashkohen për një qëllim të përbashkët për të fituar në zgjedhjet e 11 Majit.

Në takimin me demokratët e këtij qyteti, Berisha deklaroi se Partia Demokratike është më e bashkuar se kurrë dhe po lufton për të përmbysur, siç e quajti ai, “diktaturën aktuale.”

Berisha theksoi vështirësitë me të cilat është përballur PD ndër vite, duke u shprehur: “Kanë dashur të na copëtojnë, por sot jemi në këmbë për të bërë të pamundurën të mundur.”

“Çfarë dëshmojnë këto? Dëshmojnë se ju, gra dhe burra fisnikë, jeni njerëzit e pamundurës.

Këtë u faktuam ne shqiptarëve dhe botës. Askujt nuk i shkonte ndërmend se ne mund t’i qëndronim regjimit mafioz të Edi Ramës dhe të gjitha mjeteve të tij. Por ja ku është, e kemi lemeritur dhe është më i lemeritur se kurrë nga ne. Askujt nuk i shkonte ndërmend se do mund t’ia dilnim me një kryemafioz të planetit si Xhorxh Sorosi”-tha Berisha.

Por ne, vijon ai,  qëndruam sado fuqi që kishte ai, ne nuk u lëkundëm se mbrojtëm ato gjëra që ne besojmë.

“Ne besojmë tek familja, interesi kombëtar, dinjiteti njerëzor dhe nuk u dorëzuam.Ai mori mallkimin me 5 nëntor në SHBA, ndëshkimin më të rëndë.Ne jemi në këmbë sot si parti që bëjmë të pamundurat, të mundura dhe kjo do të thotë ne jemi në këmbë si parti që përmbysim diktaturën aktuale në Shqipëri”.

Ne jemi njerëz të tolerancës. Ne jemi parti e tolerancës, vijon Berisha, duke shtuar se “ kur unë, në një rast, jashtë imagjinatës sime, nisa Foltoren, shkruajta aty mbrapa për një PD më të hapur, më të fortë, më të bashkuar. Ajo ngjiste surreale se partia po përçahej dhe ajo ishte një fakt. Por unë i kisha absolutisht qëllime shumë të sinqerta. Dhe kësaj iu përgjigjët në mënyrë të shkëlqyer dhe sot jemi të bashkuar”.

Dhe sot jemi të bashkuar dhe dolëm me moton: të bashkohemi në diversitet.

“Edhe njëherë kthehemi, ADN-ja jonë është toleranca. Njeriu tolerant e pranon diversitetin, njeriun intolerant nuk e pranon diversitetin. Po të kthehemi në histori, ne përmbysëm shtatoren e satanit, fanatikët rrëmbyen armët kundër nesh.Tani jemi në startin e fuqishëm drejt fitores. Dhe unë u them ju se ky është për ne që luftuam diktaturën staliniste, ky është shansi më i madh i jetës sonë.Të çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë që po e shkatërron, po e zbraz në mënyrën më të pamëshirë këtë vend”.

Por kjo kërkon jo vetëm bashkimin e të gjitha kontribeteve tona në PD nga ’90 gjer sot, e domosdoshme, politika nuk është kurrë arti i inateve personale, i hidhërimeve, jo, i qëllimeve të përbashkëta, i idealeve të përbashkëta, i vlerave të përbashkëta.

Ndaj dhe këtu nga ky qytet i bekuar, ftoj çdo demokrat të Beratit dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi, të lëmë mënjanë çdo lloj hatërmbetje, të kthehemi në genin tonë, në genin e tolerancës. Jemi demokratë, na bashkojnë vlerat, nuk jemi inatçorë, nuk na udhëheqin inatet.

“Sepse duhet të bëjmë këtë që të bëjmë hapin tjetër më të madh drejt fitores.Dhe hapi tjetër më i madh është të bashkohemi me qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë.Të krijojmë frontin e gjerë”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

12 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

12 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

12 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

12 hours ago

This website uses cookies.