Lajme

Berisha-të rinjve: Ju keni rol vendimtar në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

Në ditën e dytë e trajnimit për Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i pranishëm kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili theksoi rëndësinë e lidershipit dhe bashkëpunimit për të arritur suksesin, veçanërisht në kuadër të trajnimit të të rinjve për t’u bërë liderë të ardhshëm.

Kryetari i PD Sali Berisha, në një mesazh drejtuar të rinjve tha se ata kanë një rol vendimtar në fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha tha se nëse të rinjtë bëhen imazh i fushatës, kundërshtari shkatërrohet.

Berisha tha se, një lider nuk duhet të ketë frikë, pasi frika është armiku më i keq për njeriun.

“Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore.

Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet”, shkruan Berisha.

“Sot, ne nuk kemi një diktaturë komuniste përpara, kemi një narkodiktaturë përpara.

Çfarë do të thotë se nuk kemi një zgjedhje përpara, por kemi një mision përpara. Kemi një mision për të përmbushur. Dhe ky mision është fitorja e zgjedhjeve të 11 majit.

Kjo fitore, e them me bindjen time më të thellë se rol vendimtar keni ju.

Energjia juaj, përkushtimi juaj, por edhe imazhi juaj, janë të një rëndësie themelore për këtë fitore.

Në qoftë se ju bëheni imazhi i kësaj fushate, kundërshtari shkatërrohet.

Po të dilni ju në skenë dhe ta dominoni imazhin, ata nuk ka njeri dëshirë t’i shohë, le të lustrohen të bëjnë ç’të duan, nuk kanë krahasim me ju.

Energjia juaj është e pashtershme.

Sapo u takova me zotërinjtë e nderuar, çfarë po flisnim, ua kanë thënë edhe ju.

Të regjistrojmë çdo ditë në sa dyer trokitëm, të regjistrojmë çdo ditë sa duar shtrënguam, çfarë mesazhi dhamë.

Pra, e shihni ju se fitorja është në duart tona?

Kështu që ju ftoj të frymëzuar edhe nga këto leksione dhe mësime që morët, ta vazhdojmë këtë betejë me bindje të plotë në fitoren që na pret”, shkruan lideri i PD.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, arrestohen 3 policë

Tre punonjës të burgut të Shënkollit në Lezhë janë arrestuar për shpërdorim detyre në lidhje…

1 hour ago

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira, ulen temperaturat

Ditën e neserme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet…

2 hours ago

Vota e diasporës, Topalli: Në SHBA dhe Kanada shumë shqiptarë janë pa dokumente

Partitë politike në vend vijojnë takimet me diasporën në përpjekjen për t’i kërkuar votën për…

2 hours ago

Zyrtare, Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Euro U-21 në 2027-ën

UEFA ka zyrtarizuar vendet organizatore të Europianit për moshat deri në 21 vjeç të vitit…

2 hours ago

Elbasani-Vllaznia në RTSH, Brdariç: Objektivi ynë kualifikimi në turin tjetër

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të sfidës së sotme…

2 hours ago

Fshati Bardhanjor pa Qendër Shëndetësore – Banorët  apel institucioneve: Të vihet në funksion, është e domosdoshme

Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…

18 hours ago

This website uses cookies.