Berisha: T’u thuash shqiptarëve që Lulzim Basha është opozita, bën mëkat!

berisha 1011

berisha 1011

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për debatin e sotëm mes dy deputetëve demokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku, thotë se Lulzim Basha është peng i Ramës dhe ti thuash atij që bën opozitë bën mëkat, ndaj deputetët tanë janë në protestë dhe deputetet nuk duhet të provokohen.

“Më thoni një rast të vetëm që kur ka dalë skandali McGonigal dhe Basha ta ketë shqiptuar emrin e tij”, u shpreh Berisha.

“Deputetët e opozitës janë në protestë. Asnjë deputet nuk ka të drejtë ti provokojë ata. Pse janë në protestë? Për të drejtat kushtetuese të deputetit, dinjitetin e deputetit., Ata po mbrojnë të drejtat e çdo deputeti. Çdo deputet që i provokon ata, është provokator i ulët. Protesta ka një ligj, nëse nuk merr pjesë në të respekto. Protesta në moral dhe kod respektohet dhe ata deputet të cilët provokojnë koleget e tyre për një kauzë të drejtë ata janë provokatorë të ulët. Nuk jam për asnjë skenë, por kur je në protestë je në protestë”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri Berisha në konferencën e tij të përjavshme për median, tha sot se rasti ku edukatorja i theu këmbën një fëmije 3-vjeçare, dëshmon degradimin e madh të sistemit dhe braktisjen e Shqipërisë nga profesionistët.

“Degradim i madh i sistemit arsimor, i largimit masiv nga ky sistem i forcave të kualifikuara dhe zëvendësimit me individë që s’ka asnjë kualitet për t’iu besuar fëmijët dhe ndodhin ngjarje të tilla. Rasti i vogëlushes të duket akt spontan i një kujdestareje e papërgjegjshme, por është dëshmi e korrupsionit të këtij vendi. E dënoj me ashpërsi”, tha Berisha.

Sipas Berishë, kur vjedh kryeministri, asgjë nuk ndalon më tentimin e qytetarëve për të siguruar të ardhura në mënyrë të paligjshme.

Lajmi në përditësim..

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.