Berisha vazhdon të protestojë nga arresti shtëpiak: Faji i Sali Berishës është se ndërhyri për të shpëtuar opozitën e Shqipërisë kur ajo u kap peng nga Edi Rama!

Berisha vazhdon te protestoje

Berisha vazhdon te protestoje

Kreu i fraksionit të Rithemelimit në PD të opozitës, Sali Berisha, vazhdon të akuzojë kryeministrin socialist Edi Rama për problemet e tij me drejtësinë.

Zoti Berisha i cili është akuzuar për korrupsion pasiv dhe përfitim, gjendet në arrest shtëpiak në banesën e tij  në Rrugën e Elbasanit, dhe vazhdon të mbajë kontakte në distancë me përkrahësit e tij që për orë të tëra qendrojnë para banesës.

Sipas tij prania e tyre “është era e ndryshimit, e cila buron nga shpirti, zemra, idealet tuaja dhe ka të gjithë fuqinë për të ndryshuar fatet e shqiptarëve dhe Shqipërisë”.

Për ish presidentin e pare të Shqipërisë pluraliste dhe ish kryeministrin e Shqipërisë në vitet 2005-2013, “Kurrë ndonjëherë në historinë e perëndimit nuk është bërë një luftë kaq e egër kundër një partie si ajo që na është bërë ne si PD”.

Për zotin Berisha “Në vitet e përpjekjeve të përbashkëta, PD bëri më shumë se të gjithë paraardhësit e saj në 110 vite pavarësi të marrë së bashku”.

Por sipas tij “….këtë 10-vjeçar, demokratët janë persekutuar, janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë dhe të tretë, janë diskriminuar, janë mohuar, janë luftuar egërsisht si armiq nga Edi Rama, narkoregjimi i tij, mafia ndërkombëtare me në krye monstrën e njerëzimit, Xhorxh Sorosin”.

Por sipas zotit Berisha „Përgjigjen e vërtetë e di çdo shqiptar. Faji i Sali Berishës është se ndërhyri për të shpëtuar opozitën e Shqipërisë kur ajo u kap peng nga Edi Rama“.

“Faji i Saliut ishte se denoncoi çdo ditë aferat e shekullit, inceneratorët, sterilizatorët, vjedhjet në Portin e Durrësit, lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarët me bandat, me trafikantët e drogës” thekson zoti Berisha.

Deklaratat e kreut të fraksionit të Rithemelimit në PD janë komentuar nga ministri  brendshëm Taulant Balla. Ai e konsideroi sjelljen të “papranueshme”, por theksoi se i takon institucioneve të reagojnë.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Berishës i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.